Rama shkarkon nga detyra kreun e bashkisë në Vaun e Dejës

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra kryetarin e bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila.  Shefi i qeverisë thekson se Hila do të ndiqet penalisht.

Kryeministri thekson se i pari i bashkisë së Vaut të Dejës ka kryer akt barbar mbi KZAZ në një nga shkollat e Bushatit. Ai njëherësh paralajmëron të gjithë krye bashkiakët e tjerë, ndërsa iu drejtohet atyre se kushdo që tenton të bëjë një gjë të tillë, do të këtë “fatin”  e Zef Hilës.

“Zef Hila, haxhiqamilisti i Vaut të Dejës, jo vetëm u shkarkua po do të ndiqet penalisht, për aktin barbar të djegies së shkollës dhe djegies së materialeve zgjedhore! Kush do ta ndjekë shembullin e tij, do të ketë të njëjtin fat dhe do të përballet me drejtësinë”-shkruan Rama.

View image on Twitter

Edi Rama

@ediramaal

Zef Hila, haxhiqamilisti i Vaut të Dejës, jo vetëm u shkarkua po do të ndiqet penalisht, për aktin barbar të djegies së shkollës dhe djegies së materialeve zgjedhore! Kush do ta ndjekë shembullin e tij, do të ketë të njëjtin fat dhe do të përballet me drejtësinë?

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit