Rama: S’mund të rikthehemi në mbyllje, por kontrolli i rregullave në rihapje me Polici e me Ushtri është i pamundur

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama ka shprehur qartë mendimin e tij se pavarësisht rritjes së rasteve nga COVID-19, nuk duhet të ketë një rimbyllje.

Ai thotë se në rihapje nuk mund të bëhet një kontroll i rregullave me Polici e me ushtri dhe kjo është e pamundur.

Por Rama më tej ka thënë se numri i testeve është në rritje teksa Shqipëria është gati për të përballuar situatën nga ana shëndetësore.

”Kontroll i rregullave me Polici e me ushtri është i pamundur. Rritja e numrave ndodh në të gjitha vendet që happen, dhe çdo qytetar duhet të marrë përgjegjësinë e vet. Po bëjmë çmos, por nuk mendoj që ne duhet t’i kthehemi mbylljes. Të gjithë duhet të marrin përgjegjësitë. Mbyllja e parë ishte për t’u vetëdijësuar. Ne jemi tani për të përballuar në fronin e shëndetit këtë rritje numrash. Por nëse duam të rruajmë këtë trend, dhe të minimizojmë pasojat, atëhere çdo kush të marrëpërgjegjësinë e vet. Kemi rritur numrin e testeve, dhe i bën autoriteti përkatës. Ja jep apo jo spitaleve private. kjo është e autoritetit përkatës.”- tha Rama.

Sot Shqipëria shënoi një rekord të ri infektimesh, 90 raste të reja si dhe 2 viktima te Infektivi. Por Shqipëria ende nuk po merr hapa pas si disa shtete fqinje për të përballuar situatën dhe duket se nuk ka për t’u rikthyer në karantinë pas deklarateve të fundit të kryeministrit.

https://www.facebook.com/watch/?v=827249024345748
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit