Ballina Shqipëria Rama thumbon opozitën: Betejat me ta i kemi fituar çdo herë!

Rama thumbon opozitën: Betejat me ta i kemi fituar çdo herë!

20
0

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në Berat për ciklin kombëtar “Bashkia që Duam” thumboi opozitën e bashkuar, e cila pasi dogji mandatet, vijon organizimet për protesta duke kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe krijimin e një qeveri tranzitore.

Ai tha se qeveria shqiptare nuk ka asnjë betejë me opozitën, pasi këto shtoi kryeministri, Partia Socialiste i ka fituar gjithmonë. Shefi i qeverisë pohoi se beteja e madhe e qeverisjes është papunësia, korrupsioni dhe problemet  në administratë.

“Ne nuk kemi betejë me ta, sepse e kemi fituar dhe e fitojmë sa herë, por betejën e vërtetë e kemi me  papunësinë, varfërinë dhe korrupsionin. E kemi me atë që vijojnë të jenë ende në zyrat e shtetit dhe nuk janë të denjë për t’u shërbyer qytetarëve. Qyteti i Beratit ka ndryshuar shumë, por ka edhe më shumë për të ndryshuar. Potenciali është për të zhvilluar jo vetëm turizmin, por edhe agroturizmin”, tha Rama.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here