Rama : Vendi s’ndahet ‘mçeftas’, ku do e fuste Thaçi, në bagazh?!

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama deklaroi se politika shqiptare nuk duhet të presin që një ditë presidenti i Serbisë të njoh pavarësinë e Kosovës. Kreu i qeverisë theksoi se Kosova dhe Shqipëria dhe Kosova janë një familje, por që jetojnë në dy shtëpi të ndryshme.

Mes të tjerash ai tha se bëhet fjalë për një ‘luftë diplomatike’ mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa shtoi se politika nuk është boks, por shah.

“Ne jemi një komb, një familje por jetojmë në dy shtëpi të ndryshme. Mesa unë di, një shtet nuk bën padi për një shtet tjetër. Në të gjitha rastet unë besoj se kjo që ka ndodhur me presidentin e Kosovës, nuk mundet të përballohet duke bërë sikur por intisifikojmë luftën me Serbinë.

Bërja sikur duke filluar nga fletë-rrufetë për atë që ka ndodhur vetëm dobëson pozicionin e Kosovës. Nganjëherë në situata të tilla, aleatet më të mëdhenj janë ata që bëjnë sikur e luftojnë kundërshtarin më fort.

Fqinjin nuk e zgjedh, e ke aty. Kur zgjedh të lësh armët, duhet të vësh paqe jo për fqinjin por për fëmijët e tu. Në një proces si ky duhet bërë pyetja sot se çfarë duhet të presim ne.

Shqiptarët nuk kanë qenë kurrë më mirë sesa në gjithë historinë e tyre, sa më shumë sfida e paqes komplikohet aq më shumë shohim të prevalojnë instinktet e vjetra.

Nuk ka problem të jemi të ndarë reformën Zgjedhore, apo administrimin e pandemisë por nuk mund të jemi të ndarë për interesin strategjik. Nuk mund të jemi të përçarë për njohje përfundimtare.

Presim që presidenti i Serbisë të njohë Kosovën? Mos i pritni këto! Nuk kanë për të ndodhur kurrë.

Është shah, jo boks. E kemi të lehtë të biem në gracka fare banale siç është edhe gracka e një grupi që është angazhuar për ta ndarë Kosovën, jo nga jashtë por nga brenda.

U gjetën armiqtë dhe u ndërtua historia. Kjo është tallja më e madhe që mund të bëhet me popullin por mbi të gjitha me fëmijët e Kosovës. Si u ndaka Kosova “mçeftas”?

Një grup njerëzish me në krye Hashim Thaçin do ta ndanin Kosovën, ku do ta çonin në shtëpi, apo do ta fusnin në bagazh të makinës siç doli edhe lajmi për Behxhet Pacollin? Do ta sillnin në Kuvend. Do të duhet ta kalonin me referendum. Por teoria e konspiracionit na ka bërë shumë dëme në histori. Mund të na bëjë një dëm shumë të madh sot.

Kemi dy çështje të mëdha; domosdoshmëria që drejtësia ndërkombëtare të mos deformohet duke u kthyer në padrejtësi kombëtare dhe që në këtë proces kombësie të vihet në fokus që Kosova i ka qëndruar strikt të gjitha angazhimeve për drejtësi dhe dialogu.

Serbia ka interes që të mos ketë dialog dhe konflikti të mos zgjidhej. Kush është i interesuar që Kosova të jetë e njohur dhe e panjohur?

Serbia! Kushdo që nxit historitë e konspiracionit me Facebook, thjesht bën ha bukën e *si kujtohet shprehja. Hë more Qemal se t’i i di këto shprehje; Ha bukën e shpisë dhe bën duvanë e kojshisë.”, tha Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit