Ramallah, protestë solidariteti me familjet e viktimave në Egjipt

Mos i humb

Palestinezët kanë mbajtur protesta solidariteti me familjet e të vdekurve në sulmin që u krye në xhaminë Ravda të qytetit Al-Arish, në pjesën veriore të Sinait, në Egjipt.

Të mbledhur në sheshin e kishës El-Mehd në Ramallah, protestuesit dënuan sulmin dhe u bënë thirrje muslimanëve dhe të krishterëve që të tregojnë qëndrim kundër këtij sulmi.

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Greke, Sebastia Ataullah Hanna, deklaroi se “protestat mbahen për të treguar solidaritetin me vëllezërit në Egjipt”, duke dënuar sulmin terrorist. Hanna shtoi se terrorizmi është rast i johumanizmit dhe imoralitetit.

Numri i të vdekurve në sulmin mbi xhaminë në qytetin Al-Arish, në pjesën veriore të Sinait, Egjipt, arriti në 305 persona, ndërsa sulmin e kryen terroristët e DEASH-it.

Në njoftimin e Prokurorisë së Egjiptit është konfirmuar se sulmin e kanë kryer pjesëtarët e organizatës terroriste DEASH, duke thënë se në sulm kanë marrë pjesë mes 25 dhe 30 terroristë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit