Ramazani/Meta: Vendit i duhet shpresë, të bashkuar mund t’ja dalim

Mos i humb

Pas princit preket dhe qeveria britanike, Boris Jonson pozitiv nga COVID-19, ja çfarë shkruan

Kryeminsitri britanik Boris Johnson me koronavirus. Lajmin e ka dhënë vetë kryeministri me anë të një statusi në Tëitter.

Si do të lëvizin këmbësorët në zonat urbane, nga data 30 mars? Policia jep sqarime

Në zbatim të masave kufizuese të shpallura për parandalimin e përhapjes së COVID-19, gjatë periudhës së kufizimeve të lëvizjes së shtetasve në...

Turqi, mbi 11.000 të kthyer nga jashtë në karantinë

Më shumë se 11,000 persona që mbërritën në Turqi nga jashtë janë karantinuar në 36 konvikte nëpër 23 provinca, tha sot ministri...

“Koronavirusi mund të mbijetojë në ajër në disa ambiente”, ja çfarë tregon studimi i OBSH-së

Organizata Botërore e Shëndetit po shqyrton “masat paraprake ajrore” për stafin mjekësor pasi një studim i ri tregoi se koronavirusi mund të...

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka uruar sot të gjithë besimtarët myslimanë për nisjen e mujait të Ramazanit, muajin e sakrificës e të reflektimit, siç thotë ai, por edhe të dhënies së provave të pafundme të forcës së besimit në Zot.

Duke uruar më shumë besim, dashuri, paqe, drejtësi e solidaritet, Presidenti tha se sot më shumë se kurrë vendi ka nevojë për shpresë. Por, vetëm të bashkuar, shtoi ai, mund t’ja dalin shqiptarët.

STATUSI I PLOTE
Të dashur besimtarë myslimanë shqiptarë,
Nga zemra u uroj ju dhe mbarë popullit, Gëzuar Muajin e Bekuar të Ramazanit, muajin e sakrificës e të reflektimit, por edhe të dhënies së provave të pafundme të forcës së besimit në Zot!

Agjërim të lehtë, të shëndetshëm dhe të pranuar, mbarësi dhe begati në familjet tuaja dhe Zoti ju ndihmoftë për ta përmbushur atë më së miri!

Ky Muaj i madhërishëm, jo vetëm lartëson shpirtin dhe e pastron atë nga veset, por kthjellon mendjen e rikthen gëzimin. Ramazani është sfida që njeriu i bën vetes në raport me përmbushjen e përgjegjësive të tij para Zotit, por edhe para familjes, shoqërisë e kombit. Më shumë shpresë e besim, dashuri, paqe e kohezion social, vëllazëri, drejtësi e solidaritet, janë mesazhet që përcjellim këtë Muaj.

Koha kur jetojmë, reflekton probleme të shumta, brenda familjeve shqiptare, por edhe në mbarë shoqërinë tonë. Mungesa e dashurisë, solidaritetit e humanizmit, padrejtësitë, korrupsioni, arroganca dhe egoja e pafre, inati e smira, interesi personal, por dhe lakmia, shpeshherë godasin rëndë ekuilibrat shoqërorë dhe vlerat më të mira fetare, njerëzore e kombëtare, me të cilat ne krenohemi.

Rinia sot është e prekur nga krimi, droga, bixhozi e fajdet, largimi nga arsimi e edukimi cilësor, papunësia dhe fenomene të tjera negative. Në këtë Muaj të shenjtë, të reflektojmë për të bërë ç’është e mundur, për pastrimin shpirtëror, moral e social të rinisë sonë dhe për forcimin e shtyllës më të fortë të shoqërisë, familjes.

Kemi nevojë, dhe agjerimi e jep këtë mundësi, të pendohemi për gabimet tona e t’i kërkojmë falje Zotit për gjithçka, duke u përmirësuar në funksion të përqafimit të vlerave më të mira hyjnore e humane që na mundësojnë një të ardhme më të begatë, në familjen europiane.

Le të shërbejë ky Muaj, si mesazh i qartë, se bashkërisht duhet të përpiqemi dhe pavarësisht sakrificave që kërkohen, të afrojmë më shumë zemrat tona, të zgjatim dorën e bashkëpunimit dhe të unifikojmë shqetësimet e të gjejmë zgjidhjen e tyre. Vendi ka nevojë për shpresë dhe të bashkuar ne duhet dhe mund t’ja dalim!
GËZUAR MUAJIN E SHENJTË TË RAMAZANIT!

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Vitia: Në rast neglizhence nuk do të mund t’i përballojmë fluksit me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë serish thirrje qytetarëve që të vazhdojnë t’iu përmbahen rekomandimeve të dhëna nga institucionet shëndetësore në lidhje...

Kurti: Qeveria dhe Kryeministri janë në detyrë deri në zgjedhjet e reja

Përfundimisht, para se të kërkojë emrin e kandidatit nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, Presidenti duhet të mendojë për datë të zgjedhjeve për të gjithë....

Tri raste të reja me koronavirus në Kosovë, shkon në 94 numri i të prekurve

Janë konfirmuar dhe tri raste të reja me koronavirus në Kosovë. Këtë e ka bërë të ditur IKSHPK përmes...

Australia planifikon “spital virtual” në luftën kundër COVID-19

Australia po përgatiet të zbatojë një plan-projekt që parasheh trajtimin e pacientëve me koronavirus në shtëpitë e tyre përmes një sistemi special...

Zvicra aplikon masa ndihmëse për biznesin, ndan 20 miliardë USD

Qeveritë e shteteve europiane po mendojnë si të ndihmojnë bizneset, që këta të fundit të kenë mundësi të ripërtërihen, për shkak të...