Ramush Haradinaj bën lëvizje të papritur, lë postin e deputetit por jo AAK: Kemi nevojë për reformim

Mos i humb

Testet për koronavirus së shpejti edhe në klinika private

Me propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar një sërë masash për luftimin e pandemisë COVID 19,...

Qeveria zvicerane bën lehtësime për punëtorët, qiramarrësit dhe bizneset

Përveç mbështetjes së shumë punëtorëve, qeveria propozoi disa lehtësime për qiramarrësit me bizneset e prekura nga epidemia. Këshilli Federal...

Kina dhe Rusia vendosin veto ndaj dërgimit të ndihmës në Siri

Rusia dhe Kina vendosën veto ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) që do të kishte zgjatur...

Kush është Jean Castex, kryeministri i ri i Francës dhe ‘rruga e re’ e Macron-it

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se dorëheqja e qeverisë ishte e nevojshme për të hapur një “rrugë të re” për presidencën e...

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar se pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të KQZ dhe pas konstituimit të Kuvendit, ai do ta dorëzojë mandatin e deputetit. Lajmi është konfirmuar nga Haradinaj me një status në rrjetin social “Facebook” duke premtuar se ai gjithmonë do shërbejë për nteresat e shtetit të Kosovës.

Postimi i Haradinaj:
Tani që po përmbyllet ky cikël zgjedhor, dua që të shprehë mirënjohjen time të thellë për secilën nga mbi 100,000 votat e besuara nga Ju, për mua si kandidat për Kryeministër.

Përjetësisht falënderues! Do të vazhdoj të mbetem besnik ndaj vullnetit tuaj politik, besimit që ma keni dhënë dhe përkrahjes së vazhdueshme e të pakursyer për tash e 20 vite, përgjatë të gjitha proceseve që ka kaluar vendi.

Fati im personal e politik, asnjëherë nuk ka qenë më i mirë se fati i Kosovës. Në secilin rast, do të vazhdoj punën e pandalshme në mbrojtje të interesave të Kosovës dhe qytetarëve të saj dhe do t’u qëndroj në krahë edhe kundërshtarëve politik, nëse ata do të vazhdojnë drejtimin që nisëm ne, për mbrojtjen dhe forcimin e interesit strategjik dhe sovranitetit të Kosovës.

Uroj që sa më parë të kemi konstituim të institucioneve, me të njejtën pjekuri politike siç e zhvilluam këtë proces zgjedhor. Ulësen time në Kuvendin e Kosovës, do ta lë për kolegët, por pandalë, do të vazhdoj të mbaj të hapura dyertë e Aleancës për reformën e nevojshme që e kërkoi sovrani, dhe për mbajtjen e vëmendjes së plotë e të pakursyer tek temat jetike për vendin, pa asnjë kompromis.

Ua kam borxh rikthimin e fuqishëm të një Aleance të pjekur, të strukturuar mirë, me kuadro të reja, gjithsesi me rrënjë të forta thellë në tokën e Kosovës. Përgjithmonë i juaji, sa herë kërkon vendi e populli.Ramush Haradinaj.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Zviceranët nuk i nënshtrohen më karantinës në Mbretërinë e Bashkuar

Ata që udhëtojnë nga Zvicra nuk do të duhet më të izolohen për dy javë kur të arrijnë në Mbretërinë e Bashkuar,...

Zaev: Nuk pranoj një shqiptar për kryeministër pa marrë parasysh çmimin

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev në një intervistë për TV Telma në lidhje me vijat e kuqe të BDI-së për  kryeministrin shqiptar...

Durrës: Rama tregon episodin me kryetaren Sako nis dhënia e granteve

Ka nisur dhënia e granteve për rikonstruksionin dhe riparimin e banesave individuale në Bashkinë Durrës, të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kurti: Në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid, këtë e ka vërtetuar edhe GjND

Me rastin e 25 vjetorit të masakrës së Srebrenicës, ish-kryeministri Albin Kurti ka ndarë pjesë nga fjala e Fouad Riad – Gjyqtar...

Basha : Ndryshimin nuk ka forcë ta ndalë askush!

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vjen me një mesazh të fortë, ndërsa i bën të qartë rivalit të tij politik, Edi...