Ramush Haradinaj më 11 prill në Gjykatë!

Mos i humb

Më 11 prill të këtij vitit në Gjykatën Themelore të Pejës do fillojë gjykimi mes Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Ramush Haradinaj përmes avokatit të tij, Arianit Kocit, e kishte paditur në Gjykatën Themelore të Pejë, Kryetarin e Komunës së Pejë, Gazmend Muhaxherin, për “shpifje dhe të pavërteta” në prill të vitit 2015. Pas dy vite e gjysmë kur ishte deponuar padia ndaj Muhaxherit nga Haradinaj, Gjykata Themelore e Pejës, ka caktuar datën 11 prill të këtij viti, për fillimin e këtij gjykimi.

Padia ndaj kryetari të Pejës ishte bërë pas disa deklaratave të dhëna në mediat ndërkombëtare, ku kishte akuzuar Haradinajn se “ende po bën para duke kontrolluar biznesin e naftës dhe lojërave të fatit” në Pejë.

Përveç padisë, nga deklaratat e Gazmend Muhaxherit u mbajt edhe protestë në qendër të Pejës nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit