Ramush Haradinaj nuk e di ende se a do t’i mbyllë “lojrat e fatit” apo jo!

Mos i humb

Pas vendimit bravaroz të kryeministrit shqiptar, Edi Rama t’i mbyllë të gjitha lojërat e fatit (kumarhanet), në pytjen e Kosova Post drejtuar kryeministrit Haradinaj, për fat të keq kryeministrin kosovar nuk e ‘preu’ se a do të mbyllen apo jo edhe në Kosovë.

Haradinaj tha se duke pas parasysh që në Kosovë, lojërat e fatit kanë operuar në një gjendje kaotike është parë nevoja për një bazë ligjore për rregullimin e tyre.

Ai madje ka thënë se i vjen keq për reagimin e ish kryeministrit Isa Mustafa.

Kjo pasi sipas tij, ka qenë pikërisht koha e Mustafës kur kanë lulëzuar ato.

“I ka ardhur koha për shkak se në Kosovë operojnë lojërat e fatit por baza ligjore nuk ekziston. E pash një reagim të kryeministrit Mustafa më vjen keq me debatu me të për shkak se në kohën e tij janë rritë në vend. Jam i habitur me qasje pse shqetësohet dikush nëse tentojmë me i vu kornizë ligjore. Qeveria dëshiron që me vepru me bazë ligjore e me transformua atë në pastrim parash atëherë kjo do të thotë se paskan pastruar para të gjithë ata para meje në qeveri. Ka dyshime të bazuara që në këtë treg të tillë kaotik edhe pastrim parash”, u shpreh Haradinaj.

Kosova Post konstaton se për parandalimin e një tragjedie nuk duhet pritur shumë derisa të gjendet baza ligjore, siç deklaron Ramush Haradinaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit