Ramush Haradinaj viziton Pentagonin

Mos i humb

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në facebook, ka bërë të ditur se në vazhdën e takimeve në SHBA, ka vizituar Departamentin e Mbrojtjes në Pentagon.

Haradinaj ka njoftuar se gjatë kësaj vizite, është takuar me Shefin e Gardave Nacionale të ShBA-ve, Gjeneralin Joseph L. Lengyel, znj. Laura Cooper nga Departamenti i Mbrojtjes dhe oficerë të tjerë të lartë të ushtrisë amerikane.

Ai poashtu në këtë takim ka theksuar rëndësinë e transformimit sa më të shpejtë të FSK-së në Forcë të Armatosur.

Ja postimi i tij:

Në vazhdën e takimeve në ShBA, sot vizitova Departamentin e Mbrojtjes në Pentagon, ku edhe njëherë u konfirmua përkushtimi për avancimin e raporteve Kosovë-SHBA.

Në takime me Shefin e Gardave Nacionale të ShBA-ve, Gjeneralin Joseph L. Lengyel, znj. Laura Cooper nga Departamenti i Mbrojtjes dhe oficerë të tjerë të lartë të ushtrisë amerikane, potencova rëndësinë e transfomimit sa më të shpejtë te FSK-së nē Forcë të Armatosur.

Ushtria Amerikane është faktor jetik i paqes dhe lirisë në Kosovë dhe rajon./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit