Ramushi “fërkon duart”: kacafytje në opozitën kosovare

Mos i humb

Partitë opozitare në Kosovë, në vend që të bëhen unike dhe të mundohen ta rrëzojnë qeverinë “Haradinaj” nga pushteti, ato vazhdojnë të fyejnë njëra-tjetrën.

Ndërsa ditë më parë u kapën ish-shokët e idealit, pra përfaqësuesit e Vetëvendosjes me ata të Partisë Socialdemorakte, kjo e fundit është përplasur edhe me LDK-në e Isa Mustafës.

E  gjitha nisi pasi partia e Shpend Ahmetit fajësoi LDK-në se nuk po merr hapa konkret për rrëzimin e Ramushit nga pushteti.

Këtyre akuzave ashpër ju kundërpërgjigj sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri i cili e quajti PSD-në “pampersa demokratikë”.

“Janë Pampersa të demokracisë ne i çmojmë, por s’munden me dalë me na mbajtë neve ligjërata neve”, është shprehur Beqiri.

Mirëpo fyerjes së Beqirit me të njëjtën monedhë i është përgjigjur zëdhënësi i PSD-së, Shkodran Hoti, me një shkrim në Facebook, duke e quajtur LDK-në “pelena të komunizmit” .

“Ismet Beqiri paska thënë që PSD janë ‘pampersa të demokracisë’. Me folë me gjuhë ismetbeqiriane, LDK janë ‘pelena të komunizmit’”, shkruan Hoti në Facebook.

Ai gjithashtu e ka quajtur LDK’në parti pa ide dhe pa guxim, duke thënë se ata asnjëherë nuk ju kanë qëndruar pas vendimeve të veta.

“Por, jo. LDK janë veç një parti që përgjatë krejt ekzistencës së saj nuk i ka ndejt pas deri në fund asnjë qëndrimi. Janë pa ide, pa guxim, pa send t’hajrit”, shkruan Hoti.

Kujtojmë se LDK ka paralajmëruar se në muajin shtator do të ngritin një mocion mosbesimi ndaj qeverisë “Haradinaj”. Koha do të tregoi nëse kjo do të ndodh në realitet apo do jetë një premtim i vjetër i parealizuar. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit