Raport: Turqia vendi më dorëdhënës në botë

Mos i humb

 

Turqia vitin e kaluar ka qenë vendi më dorëdhënë sipas Raportit të Ndihmës Humanitare Globale të vitit 2018 të publikuar nga Organizata e Iniciativave Zhvillimore me bazë në Londër.

Sipas raportit, i cili çdo vit shpalos hartën e ndihmave humanitare në botë, Turqia vitin e kaluar është ngritur në vendin i cili ka ofruar më së shumti ndihma humanitare në botë, me vlerë totale prej 8,07 miliardë dollarë.

Në radhitje Turqia pasohet nga SHBA me 6,68 miliardë dollarë, Gjermania me 2,99 miliardë dollarë dhe Britania me 2,52 miliardë dollarë, ndërkohë që institucionet e BE-së janë radhitur në vend të katërt me ndihma që kanë arritur vlerën e 2,24 miliardë dollarëve.

Turqia është radhitur e para edhe në radhitjen e ndihmave të ofruara në proporcion me të ardhurat kombëtare, me 0,85 për qind, ndërsa në këtë radhitje ajo është pasuar nga Norvegjia dhe Luksemburgu me 0,17 për qind. Ndërkaq, SHBA radhitet e 19-ta me 0,04 për qind.

Sipas raportit, 201 milionë njerëz në 134 shtete në botë kanë nevojë për ndihmë humanitare, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e këtyre njerëzve të ndikuar nga krizat dhe konfliktet gjenden në Siri, Jemen dhe Turqi.

– Siria vendi që ka pranuar më së shumti ndihma

Gjashtëdhjetë për qind e ndihmave humanitare janë kanalizuar në dhjetë shtete, prej të cilave Siria radhitet e para me 14 për qind, kurse në vend të dytë Jemeni me tetë për qind. Siç thuhet në raport, Siria për pesë vite me radhë bëhet vendi që ka pranuar më së shumti ndihma humanitare.

Teksa vlera e çmimeve humanitare u rrit nga 18,4 miliardë dollarë në vitin 2013 në 22,1 miliardë dollarë në vitin 2014 dhe në 25,8 miliardë dollarë në vitin 2015, trendi në rritje pësoi ngadalësim në dy vitet e fundit.

Ndihmat humanitare në botë arritën në 26,4 miliardë dollarë në vitin 2016 dhe u rritën për tre për qind në vitin 2017 për të shkuar në 27,4 miliardë dollarë, prej të cilëve vetëm Turqia e ka siguruar një të tretën, thuhet në raport.

Në raport po ashtu nënvizohet se Turqia është vendi që strehon më së shumti refugjatë në botë, me 3,5 milionë refugjatë nga Siria.

Turqia kishte qenë vendi i tretë sipas Raporteve të Ndihmës Humanitare Globale në vitet 2013, 2014 dhe 2015, ndërsa në dy vitet e fundit ishte radhitur në vendin e dytë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit