Raporti i FH për korrupsionin, reagon Presidenca: Keqpërdorim në funksion të axhendave politike të brendshme

Mos i humb

 

 

Freedom House thotë në raportin e saj për 2017 se “arritjet në luftën kundër korrupsionit u zbehën nga zgjedhja si President i Ilir Metës, i cili shihet nga shumë qytetarë si simbol i korrupsionit”.

 Në lidhje me këtë raport ka reaguar zëdhënësi i Ilir Metës, Tedi Blushi, i cili “shpreh keqardhjen për keqpërdorimin e këtij raporti në funksion të axhendave të njëanshme politike në vendin tonë”.

“Nëse Freedom House është e interesuar vërtet të hedhë dritë mbi korrupsionin në Shqipëri, duhet të hetojë në mënyrë të paanshme kush ka ndikuar dhe porositur këto deformime të fakteve dhe të të vërtetave në këtë raport dhe jemi të bindur se aty do të zbulojë simbolet konkrete të korrupsionit kombëtar dhe ndërkombëtar”, thuhet në reagimin e zëdhënësit.

Tedi Blushi thotë se “në mënyrë të sforcuar dhe të njëanshme ky raport, jo vetëm deformon këto të vërteta, por në mënyrë spekulative dhe të qëllimshme kërkon të krijojë fokuse artificiale”.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit