Raporti i “Freedom House”, gazetarët: S’ka politikan që opinioni e percepton të pakorruptuar

Mos i humb

Ndërsa komentohen gjetjet kryesore të raportit të “Freedom House”, Alfred Lela kërkon së pari të bihet dakord për diçka: “Është certifikim dhe jo gjetje”.

Nga pikëpamja e lirive dhe nivelit të demokracisë, çdo hap para, i zhbërë nga një hap mbrapa, është përkufizimi konkret për Shqipërinë në vend numëro dhe regjim hibrid.

“Raporti dhe ligjërata e qeverisë shkojë në dy drejtime të kundërta, nuk takohen askund”, shprehet Alfred Lela, drejtor i “Politiko.al”.

Raporti i cilëson zgjedhjet e qeta parlamentare si zhvillim pozitiv, por sipas Robert Rakipllarit i mungon një fakt që do ta kthente situatën mbrapa edhe në këtë aspekt.

“Ka ndikim të kultivimit të kanabisit në zgjedhjet e vitit 2017, çka është evidentuar edhe në raportet e mëparshme të ndërkombëtarëve”, shprehet Robert Rakipllari, kryeredaktor i gazetës “Panorama”.

“Freedom House” u shtohet zërave ndërkombëtarë që kritikojnë mazhorancën socialiste që nuk lejoi arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Nga kjo pikëpamje patëm një bllokim politik të veprimit të drejtësisë në vend”, shprehet Erl Murati, kryeredaktor i “Gazetës Shqiptare”.

Zgjedhja e njëanshme e me shumicë të thjeshtë e Kryeprokurores së Përkohshme vlerësohet si shenjë e parë e fortë e autoritarizmit të qeverisë “Rama 2”.

Alfred Lela: Nuk ka qenë e vetmja lëvizje kah autoritarizimi e Kryeministrit Rama, i marrë pa konsideratë as për peizazhin e gjyqësorit, as për peizazhin politik dhe as për opozitën gjithmonë e më pak.

Ndërkohë, “peshqit e mëdhenj” vazhdojnë në det 2 vjet pas ndryshimeve kushtetuese për drejtësinë.

Erl Murati: Nëse do t’i besojmë shprehjes se “vjedhja e kohës është një krim si gjithë të tjerët”, e kam të vështirë të dalloj kriminelët me ata që e kanë për detyrë t’i dënojnë krimet.

Robert Rakipllari: Qëllimi i vërtetë i reformës në drejtësi po kontrabandohet nga qeveria për të shkuar në autoritarizëm.

Sa për referimin e Ilir Metës si simobol të korrupsionit në sytë e qytetarëve:

Erl Murati: Në Shqipëri nuk ka një politikan të vetëm për të cilin perceptimi publik të jetë se ai është i pakorruptuar.

Edhe opozitës i llogaritet pjesa e vet e fajit me bojkotin e reformës zgjedhore sikundër dhe për faza të caktuara të reformës në drejtësi. Dhe meqë gjetjet e raportit certifikojnë rolin e gjithsecili në nivelin e demokracisë shqiptare, mesazhi është për të gjithë.

Alfred Lela: I duhet dhënë fund kësaj “blame game”, lojës së fajësimit të tjetrit. Dikush thotë diçka për mua, që mua nuk më pëlqen dhe e ka fajin një palë e dytë apo e tretë, por kurrë unë./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit