Raporti i OKB-së: Civilët në Afrin armatosen me dhunë

Mos i humb

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinim me Çështjet Humanitare (OCHA), publikoi një raport për shkeljen e të drejtave të njeriut në Afrin të Sirisë nga ana e PYD/YPG-së që është një degë siriane e organizatës terroriste PKK.

Bëhet fjalë për një raport i cili vë në dukje mbajtjen me forcë të civilëve në Afrin dhe armatosjen me dhunë të tyre.

Fëmijët e armatosur me dhunë nga PYD/PKK rrëfejnë persekutimin e përjetuar
Në raport thuhet se në Afrin liria e lëvizjes është e kufizuar, sidomos për meshkujt. Theksohet se vazhdon ndalimi i civilëve për të braktisur Afrinin, megjithëse një grup arriti që më 6 shkurt të braktis zonën përmes rajonit Zixara, i cili kontrollohet nga forcat e regjimit.

Bëhet fjalë për një grup civilësh, kryesisht gra dhe fëmijë. Raporti thekson se rreth 10 për qind e popullatës në Arfin nuk ka dokumente personale të identifikimit.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të enjten se çështja e Afrinit dhe Idlibit do të zgjidhet, ku do të mundësohet kthimi në vendlindje i 3.5 milionë sirianëve.

“Do ta zgjidhim çështjen e Afrinit. Në të njëjtën kohë do të zgjidhim edhe çështjen e Idlibit. Ne dëshirojmë që vëllezërit tanë refugjatë, të rikthehen sërish në territoret dhe në shtëpitë e tyre”, tha mes tjerash Erdogan./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit