Raporti i OKB-së: Koreja e Veriut vazhdon programin bërthamor

Mos i humb

 

Në një raport të prezantuar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara thuhet se Koreja e Veriut nuk e ka ndalur programin bërthamor.

Në raportin e përgatitur nga ekspertët të cilët ndjekin sanksionet ndaj Koresë së Veriut, thuhet se “Qeveria e Phenianit nuk e ka ndalur programin bërthamor dhe raketor dhe se gjatë vitit 2018 ka vazhduar të shkelë sanksionet e OKB-së me një rritje të madhe në tranferimin e qymyrit dhe produkteve të naftës nga anija në anije”.

Në raport u bëhet thirrje të gjitha shteteve që “t’i japin fund menjëherë transferimeve të tilla” në Korenë e Veriut.

Ndërsa Koreja e Veriut nuk ka dhënë ndonjë deklaratë në lidhje me raportin.

Dje pretendohej se ministri i Punëve të Jashtme të Koresë së Veriut, Ri Yong-ho ka bërë thirrje për lehtësimin e sanksioneve ndëkombëtare ndaj vendit të tij.

Siç ka raportuar agjencia e lajmeve Kyodo, bazuar në një burim diplomatik thuhet se Yong-ho, i cili ndodhet në Singapor në kuadër të takimit të 51-të të ministrave të Jashtëm të Asociacionit të Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN), është takuar me një homolog të tij dhe ka bërë thirrje për lehtësimin e sanksioneve ndërkombëtare kundër Koresë së Veriut.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së vitin e kaluar mori vendim për sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut për shkak të programit bërthamor dhe testimeve raketore.

Koreja e Veriut që nga viti 2006 po u nënshtrohet sanksioneve ekonomike dhe ushtarake për shkak të programit të saj bërthamor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit