Raporti më i ri i OBSH-së mbi inaktivitetin: vrapo or mik, vrapo!

Mos i humb

Më shumë se 1.4 miliardë të rritur në mbarë botën janë në rrezik sëmundjesh për shkak të aktivitetit të pamjaftueshëm fizik, sipas një raporti të ri të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Thuhet se për 15 vjet nuk ka pasur përmirësime në nivelin e aktivitetit fizik të burrave dhe grave, raportoi Deutsche Ëelle. Në vitin 2016, më shumë se një e katërta e të rriturve në mbarë botën nuk kishin aktivitet të mjaftueshëm, sipas një studimi të botuar në revistën Lancet Global Health Journal.

Kohëzgjatja e rekomanduar e aktivitetit fizik të moderuar është 150 minuta në javë. Gjatë vitit 2016, rreth 32 për qind e grave dhe 23 për qind e meshkujve nuk e arritën këtë objektiv.

Kjo e bën një të katërtën e popullsisë së rritur në botë në rrezik diabeti të tipit 2, sëmundjeve kardiovaskulare, demencës dhe kancerit.

Sondazhi përfshiu rreth 1.9 milionë njerëz nga 169 vende. Njerëzit iu përgjigjën pyetjeve rreth punës, shtëpisë, kohës së lirë dhe trafikut.

Hulumtimi u krye në periudhën 2001 – 2016 dhe tregoi se pasiviteti është dy herë më i lartë se sa në vendet e varfëra. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit