“Raporti OSBE, panorama e Shqipërisë nën një regjim” Nishani:Nuk ka proçes zgjedhor pa një Dekret, pikë

Mos i humb

Rritet bilanci/ Numri i të infektuarve në Gjermani arrin në mbi 57.000, mbi 450 viktima

Agjencia e shëndetit publik në Gjermani, e njohur si Instituti Robert Koch, tha se numri i të infektuarve me koronavirus në këtë...

Numri i të shëruarve në mbarë botën nga COVID-19 ka tejkaluar shifrën 200.000

Numri i personave të shëruar në mbarë botën nga koronavirusi i ri (COVID-19) ka tejkaluar shifrën 200 mijë. Sipas...

Ndërrojnë jetë nga Koronavirusi dy persona të tjerë në Shqipëri

Kanë ndërruar jetë edhe dy persona të tjerë për shkak të Koronavirusit në Shqipëri duke e çuar numrin në 15.

27 raste vetëm sot/ Rama nxjerr videon: Kemi hyrë në zonën e zjarrit, armiku po synon të marrë më shumë jetë

Pasi sot u konfirmuan 27 raste të reja me covid19 në vend, kryeministri Edi Rama thotë se kemi hyrë në zonën e...

Ish presidenti Bujar Nishani, ka reaguar përmes një statusi të gjatë në facebook lidhur me gjetjet e OSBE/ODIHR për procesin e 30 qershorit. Nishani shkruan se raporti i ODIHR është panorama e qartë e një Shqipërie në regjim.

“THEMELI, KOLONA, ÇATIA, janë elementët fondamental të ekzistencës, mbi të cilën
mundësohet qëndrimi dhe funksionimi i çdo arkitekture dhe ngrehine funksionale.
Në raportin e OSBE prezantohet qartazi (megjithëse dhimbshëm për ne) imazhi i shembjes të të gjithë këtyre elementëve të shtetit dhe sistemit tonë politik. Në një proçes elektoral, themeli prej nga ku ngrihet gjithshka më pas është LIGJISHMERIA ! Ligjishmëria e një proçesi elektoral, vendoset, përfaqësohet, jetësohet vetëm dhe vetëm nga Dekreti i Presidenti të Republikës !
Nuk ka proçes zgjedhor pa një Dekret, pikë ! OSBE tregoi se proçesi i 30 qershorit nuk kishte Ligjishmëri që të ndodhte.” shkruan Nishani.

Postimi i plotë:

Raporti më i fundit i OSBE/ODIHR mbi 30 Qershorin në Shqipëri nuk solli në fakt asgjë të re për opinionin publik në vend, përveçse ripërsëriti dhe rikonfirmoi atë që aktorë të tjerë ndërkombëtar e veçanërisht media serioze dhe e pavarur ndërkombëtare kishte demonstruar disa herë me prova e fakte dramatike.
Atë të Shqipërisë nën një rregjim !
Kjo ishte dhe panorama e shpalosur edhe në raportin e OSBE adresuar kjo në këtë rast nga këndvështrimi mbi një dimension të sajin, atë të proçeseve elektorale si mekanizma ku starton klima dhe arkitektura e jetësimit të politikave qeverisëse e funksionuese të shtetit e shoqërisë.
Nëse do të ndërtonim një identikit të shprehur mbi një grafit bardh e zi të rregjimit duke përdorur si gdhendës, karbonin që përmban raporti i OSBE mbi farsën elektorale të 30 Qershorit, do të shihnim thjesht e qartë rrënojën katastrofale të shtetit tonë, të shembur mbi dhé.
THEMELI, KOLONA, ÇATIA, janë elementët fondamental të ekzistencës, mbi të cilën
mundësohet qëndrimi dhe funksionimi i çdo arkitekture dhe ngrehine funksionale.
Në raportin e OSBE prezantohet qartazi (megjithëse dhimbshëm për ne) imazhi i shembjes të të gjithë këtyre elementëve të shtetit dhe sistemit tonë politik.
Në një proçes elektoral, themeli prej nga ku ngrihet gjithshka më pas është LIGJISHMERIA !
Ligjishmëria e një proçesi elektoral, vendoset, përfaqësohet, jetësohet vetëm dhe vetëm nga Dekreti i Presidenti të Republikës !
Nuk ka proçes zgjedhor pa një Dekret, pikë !

OSBE tregoi se proçesi i 30 qershorit nuk kishte Ligjishmëri që të ndodhte.
Më pas mbi këtë themel ngrihet KOLONA e ngrehinës së Proçesit.
Standardi i Ligjishmërisë, përbën këtë KOLONE !
Por, asgjesimi i pluralitetit të mundësisë së zgjedhjes dhe paraqitja në shumicën dërrmuese të njësive zgjedhor të fletëve të votimit vetëm me një emër ishte jo vetëm rilindja e modelit monist por dhe nisja e rrëzimit të kësaj kolone që u eksplodua tërësisht nga vendimin banditesk i moslejimit të pjesmarrjes së komisionerëve të opozitës në komisionet zgjedhore për të kontrolluar proçesin.
Raporti i OSBE konfirmoi këtë akt prej talibanësh, i cili rrëzoi edhe KOLONEN e ngrehinës.
Mbi Kolonën e ngrehinës qëndrojnë TRARET, si ndërlidhës dhe lehtësues të saj me vetë çatinë.
Në një ngrehinë politike, ato janë mekanizmi për zbatimin e ligjit dhe rregullave të barabarta për të gjithë në proçes.
KQZ përfaqëson këtë mekanizëm, i cili u kthye në brerësin e helmatisur nga ideologjia partiake, ndaj gjithshkaje kishte mbi supe, duke e lënë kështu ngrehinën fasadë, të ngrihej mbi trarë të kalbur !
Këtë na e thotë qartë Raporti i OSBE.
Mbrojtja e Ligjit nga abuzimi dhe Korrektimi i Shkeljeve, përbën në rastin e një proçesi elektoral, ÇATINE që i vihet mbi krye gjithë ngrehinës.
Këto duhet të ishin pikërisht roli dhe detyra e Kolegjit Zgjedhor.
Kolegji Zgjedhor e mohoi ekzistencën e mekanizmit gjyqësor mbështetur mbi ligj, përmes akteve në kundërshtim të hapur edhe me vetë praktikën gjyqësore të interpretuar nga Gjykata Kushtetuese në rastin e paraqitur në 2017, e cila ngarkon vetëm Gjykatën Administrative, për shqyrtimin e lëndës ku Kolegji “përleu” vehten burracakërisht, siç ja thotë Raporti i OSBE.
Raporti ka lënë pa treguar veç aktin e fundit, në fakt atë që nuk ka ndodhur ende.
Dënimin e rregjimit, që është e drejta ekskluzive e shqiptarëve, në vijim !
Por që ky verdikt i shqiptarëve të jetë sa më i drejtë e i plotë, nuk do të mjaftonte vetëm grafiti me karbonin e Raportit të OSBE.
Ky identikit do të duhej të bëhej me tërë kolorin që ka.
Krimin e organizuar si partner bashkëjetues, hajdutërinë përmes dhunimit të më të pamundurve, injorancën proverbiale ku profili i qytetarisë dhe mënçurisë u zëvendësua si “fashion” nga “të fortët e barit”, etj., etj.
Për të dizenjuar këtë identikit me tërë koloritin e vetë, do të duhej një kanavacë sa i gjithë sheshi Skënderbej (ashtu siç është i deformuar sot), ku do të rezultonte të shfaqej një monstër e përçudnuar, ku bojrat e kolori kacafyten me njëri-tjetrin, mu ashtu siç e ka kontraktuar një shoqëri të tërë ky rregjim që tashmë na e tregoi edhe Raporti i OSBE !

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Ardi Veliu falenderon policët: Detyrat janë përmbushur, ju kërkoj ta përballoni këtë sfidë me shpirt grup

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka falenderuar gjithë policët për angazhimin e tyre në luftën kundër koronavirusit.

27 raste vetëm sot/ Rama nxjerr videon: Kemi hyrë në zonën e zjarrit, armiku po synon të marrë më shumë jetë

Pasi sot u konfirmuan 27 raste të reja me covid19 në vend, kryeministri Edi Rama thotë se kemi hyrë në zonën e...

CoVid-19/ Shkon në 304 numri i të prekurve në vend

Shkon në 304 numri i të prekurve në vend nga koronavirusi. 27 raste të reja janë konfirmuar vetëm 24...

Forcat izraelite arrestojnë një ministër palestinez

Forcat izraelite kanë arrestuar Fadik el-Hedmi, ministrin e Punës të Kudsit, pranë Qeverisë palestineze. Nga Zyra e ministrit Hedmi...

Mjekët në situatë të jashtëzakonshme, duhet të shpëtojnë jetë njerëzish…

Mjekët janë në stres të jashtëzakonshëm në luftën kundër virusit Corona. Ata duhet të shpëtojnë jetë njerëzish. Por shpesh gjenden para dilemave...