Raporti/ Shqipëria dhe Maqedonia më të ndoturat në Europë, ja ç’treguan matjet

Mos i humb

PLO: Izraeli ka aneksuar 95 për qind të Luginës së Jordanit

Izraeli ka aneksuar 95 për qind të Luginës së Jordanit të Bregut Perëndimor, tha sot një zyrtar palestinez.

“Durim, besim dhe durim përsëri”/ Rama publikon videon: Ushqime dhe barna për 12,749 familje

Qindra familje të tjera kanë marrë ndihma ushqimore dhe barna, deklaron kryeministri i vendit, Edi Rama, në një kohë kur vendi ynë...

Seanca për rrëzimin e qeverisë Kurti mbahet nesër në orën 11:00

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që seanca për rrëzimin e qeverisë të mbahet nesër në orën 11:00. Vendimi është...

Situata politike në vend, Merkel pritet të kontaktojë Kurtin

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të zhvillojë sot një bisedë përmes video-lidhjes me kreun e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurtin.

Cilësia e ajrit, ujit dhe tokës ku jetojmë, pa diskutim që janë një përcaktues i rëndësishëm i cilësisë së jetës që ne bëjmë.

Për fat të keq viti 2020 pritet të jetë sërish i zymtë për sa i përket ndotjes në vend. Sërish, edhe për këtë, Maqedonia dhe Shqipëria, janë vendet më të ndotura të Europës.

Sipas Indeksit të Ndotjes së publikuar nga Numbeo.com, dy vendet ballkanike dhe qytet-shteti i Monakos kanë shënuar pikët më të larta të indeksit. Në vitin 2020, Indeksi i Ndotjes në Maqedoni shënoi 80.23 pikë, ndërsa në Shqipëri 77.77 pikë. Në dy vitet e fundit Indeksi i Ndotjes në Shqipëri ka shënuar përkeqësim. Në fillim të 2018-s ky indeks vlerësohej 75.2 pikë.

Për të gjeneruar një indeks aktual (i cili përditësohet gjithmonë) Numbeo përdor të dhëna të mbledhura deri në 36 muaj. Numbeo përfshin vetëm qytete për të cilat ka të paktën një numër të caktuar kontribuesish. Indeksi publikohet dy herë në vit.

Indeksi i Ndotjes është një vlerësim i ndotjes së përgjithshme në një qytet të caktuar. Pesha më e madhe i jepet ndotjes së ajrit, sesa ndotjes / aksesit të ujit, të cilët përbëjnë dy faktorët kryesorë të ndotjes. Ndërsa një peshë e vogël u jepet llojeve të tjera të ndotjes.

Kështu, nëse do të shikojmë hartën e gjeneruar nga të dhënat e mbledhura nga NUMBEO, Europa Lindore vijon të jetë më e ndotura në Europë.

Në 10 vendet më të ndotura pas Shqipërisë renditet Bullgaria me një indeks prej 65.33 pikë, Ukraina me 65.08, Bosnje dhe Hercegovina me 62.33, Serbia me 60.2, si dhe Rumania me 58.2.

Nga ana tjetër vendet me ndotjen më të ulët janë ato të Europës Perëndimore. Vendi më pak i ndotur i Europës është Finlanda, ku sipas Numbeo ka shënuar vetëm 11.55 pikë. Në vend të dytë renditet Islanda me 16.21 pikë, ndjekur nga Suedia me 18.09 pikë.

Estonia dhe Norvegjia kanë shënuar gjithashtu më pak se 20 pikë për sa i përket treguesve të ndotjes në këto vende.

Lista e dhjetë vendeve më pak të ndotura renditen: Danimarka, Austria, Zvicra, Sllovenia dhe Luksemburgu. /Monitor

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

SHBA, në 24 orët e fundit shënohen 410 vdekje të reja nga koronavirusi

Me 410 vdekje të reja të shënuara në 24 orët e fundit në SHBA ka arritur në 1.711 numri i të vdekurve...

Britani, arrin në 1.019 numri i të vdekurve nga COVID-19

Me 260 vdekje të reja të shënuara në një ditë në Britani të Madhe ka arritur në 1.019 numri i të vdekurve...

Maqedoni e Veriut, rritet në 4 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut konfirmoi vdekjen e 4 si pasojë e koronavirusit (Covid-19) në vend. “Mëngjesin...

Turqi, rritet në 108 numri i vdekjeve nga koronavirusi

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka konfirmuar 16 vdekje të reja nga koronavirusi në Turqi, me çka numri i përgjithshëm i...

Shkon në 91 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se pas testimit të dytë edhe një person ka rezultuar pozitiv me virusin...