Raporti zviceran konstaton se Astrit Dehari dyshohet që është vrarë

Mos i humb

Prokuroria Themelore në Prizren ka publikuar konkluzionet e ekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës, për rastin e Astrit Deharit, i cili kishte vdekur më 5 nëntor 2016, teksa po mbahej në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, si i dyshuar për sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit, në gusht të vitit 2016.

“Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se më datë 23.10.2019 ka pranuar të përkthyer në gjuhën shqipe raporti,në 58 faqësh të ekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës për rastin e Astrit Deharit”, thuhet në njoftim.

Bazuar në të gjeturat e këtij raporti, Prokuroria konfirmon se do të vazhdojë hetimin e këtij rasti dhe do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.

Po ashtu, Prokuroria Themelore në Prizren bën me dije se sot më datë 24.10.2019 në ora 10:30, raporti i ekspertizës në gjuhën frënge dhe në gjuhën shqipe iu është dorëzuar familjes Dehari dhe përfaqësuesit të tyre ligjor.

Më poshtë, gjeni të plotë se çka është konstatuar nga raporti i ekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës për rastin e Astrit Deharit.

Ashtu siç është thënë në ekspertizën tonë El180001, ne kemi dyshime që lidhen me rrethanat e vdekjes së z. DEHARI Astrit. Në fakt hipoteza e një vetëvrasjeje e z. DEHARI Astrit përmes mjete të caktuara nga mjekët ligjor duket pak e vërtetë dhe intervenimi i një personi të tretë në proces fatal duhet të kihet parasysh.

Analizat e ADN-së të kryera në laboratorët tona kanë mundësuar të vejnë në dritë një profil të ADN-së mbi mostrën e përshkruar nga ekspertët e Kosovës siç thuhet se përmbanë pak ose shumë pak ADN.

Nga ajo çfarë u tha, ne vlerësojmë se një hetim i ri është i nevojshëm për t’i qartësuar rrethanat e vdekjes së z. DEHARI Astrit. Ekipet tona dhe laboratorët tona janë në dispozicion të hetuesve të ngarkuar me çështjen.

Bazuar në të gjeturat e këtij raporti, Prokuroria do të vazhdoj me hetimin e këtij rasti dhe do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, ku do t’i dëgjoj edhe ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë, si dhe ekspertët e Insitutit të Mjekësisë Ligjore në Kosovë, për sqarimin e raporteve të tyre dhe nëse është e domosdoshme do të bëhet një super-ekspertizë jashtë vendit në bashkëpunim dhe koordinim me partnerët ndërkombëtarë në mënyrë që të sqarohen rrethanat dhe shkaktarët e vdekjes.

Prokurori i Shtetit siguron familjen Dehari dhe opinonin publik se në bazë të kompetencave dhe autorizimeve kushtetuese dhe ligjore do të zhvilloj hetime profesionale deri në zbardhjën e plotë të këtij rasti.

Përfundimet e raportit në gjuhën frënge dhe të përkthyera në gjuhën shqipe i gjeni të bashkangjitura më ketë komunikatë.

Image
Image
Image

 11:12

Prindërit e Deharit marrin raportin, sipas tyre bëhet fjalë për vrasje

Familja e Astrit Deharit, tashmë kanë pranuar raportin zviceran lidhur me vdekjen e të birit, raporton KTV.

Sipas konkluzioneve të para, sipas babait të Deharit, bëhet fjalë për vrasje.

Ai ka thënë se duhet nisur menjëherë hetimet lidhur me këtë.

“Në rastin e Deharit përgjegjëse është edhe ministrja Dhurata Hoxha”, u shpreh Avni Dehari, babai i Deharit. 10:28

Familja Dehari shkon për ta marrë raportin zviceran

Familja e Astrit Deharit ka arritur në Prokurorinë Themelore në Prizren për ta marrë raportin e Institutit zviceran të Mjekësisë Ligjore lidhur me vdekjen e të birit.

Image

KTV-ja është në vendin e ngjarjes ku edhe janë parë prindërit e Deharit tek kanë hyrë në objektin e Prokurorisë.

Dje, avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, e bëri të ditur këtë përmes një postimi në Facebook.

Kujtojmë se ky raport ka ardhur ditë më parë në Kosovë. Atë e ka kërkuar familja Dehari, por nuk i është dhënë deri tash nga prokuroria me arsyetimin se duhet të përkthehet në gjuhën shqipe.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit