Raportohet vdekja e parë nga COVID-19 në Polinezinë Franceze

Mos i humb

Polinezia Franceze, një shtet arkipelag në Oqeanin Jugor Paqësor, raportoi vdekjen e parë nga koronavirusi i ri (COVID-19).

Sipas lajmit të Radio New Zealand, pas vdekjes së parë nga COVID-19 në vend, kreu i Polinezisë Franceze, Edouard Fritch lëshoi ​​një mesazh ngushëllimi për publikun.

Ai tha se ashtu si e gjithë bota edhe vendi i tyre është ndikuar nga pandemia dhe po kalojnë kohë të vështira, duke shtuar se do të luftojnë deri në fund me virusin.

Rasti i parë me COVID-19 u raportua më 13 mars dhe në 24 orët e fundit janë infektuar 74 persona, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve është 931.

Kufijtë e vendit u mbyllën në muajin mars, ndërsa pasi u rihapën në korrik u shënua rritje në numrin e rasteve.

Në vend është e detyrueshme mbajtja e maskave, ata që i respektojnë rregullat ndëshkohen deri me 900 dollarë.

Thirrjet për rizbatimin e karantinës në vend me rritjen e rasteve, nuk u pranua nga qeveria e cila pohon se popullsia duhet të fitojë imunitet në tufë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit