Rasti “Ivanoviç”, Prokuroria Speciale e Kosovës merr në pyetje gazetarin e rrëmbyer serb

Mos i humb

Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Sylë Hoxha, ka konfirmuar se gazetari serb Stefan Cvetkoviç do të intervistohet ditëve në vijim në lidhje me vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviç, në janar të këtij viti në veri të Kosovës.

Në një prononcim për Kallxo.com, prokurori Hoxha ka thënë se ka pranuar informacione se Cvetkoviç është në Kosovë dhe dëshiron të japë deklaratën tij.

“Po, unë kam pranuar informacione nga hetuesit e mi se gazetari serb është në Kosovë dhe ne ditëve në vijim do ta intervistojmë atë në cilësi të dëshmitarit”, tha Hoxha.

Hoxha tha se Cvetkoviç është paraqitur vetë për të dhënë informacionet e tij në lidhje me këtë vrasje, ndërsa tha se deri më tani janë dëgjuar një numër i konsiderueshëm i dëshmitarëve.

Lideri i SDP-së, Oliver Ivanoviç, vdiq në Spitalin e Mitrovicës pasi u qëllua më 18 janar 2018 me disa plumba teksa po dilte në zyrën e tij.

Hetimin e këtij rasti që nga muaji mars i këtij viti e mori përsipër Prokuroria Speciale e Kosovës.

Gazetari Cvetkoviç, kohët e fundit ishte kryelajm i ditës pasi që u rrëmbye nga persona deri tash të panjohur për t’u gjetur disa ditë më vonë nga policia e Serbisë. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit