Rasti “Skripal”, identifikohet i dyshuari i dytë

Mos i humb

Faqja investigative e internetit “Bellingcat” e ka identifikuar të dyshuarin e dytë për sulmin me agjent nervor në Sallsbëri të Anglisë si mjek ushtarak, i punësuar nga Agjencia e Inteligjencës Ushtarake të Rusisë (GRU).

Muajin e kaluar, prokurorët britanikë kanë akuzuar dy rusë: Ruslan Boshirov dhe Aleksandr Petrov, për përpjekje për të vrarë ish-agjentin rus, Sergei Skripal, dhe vajzën e tij, Yulia, me agjentin nervor Novichok, në muajin mars. Prokurorët kanë thënë se, në atë kohë, të dy ata kanë qenë oficerë të fshehtë të GRU-së.

Rusia e ka mohuar vazhdimisht përfshirjen në sulmin kundër Skripalëve.

“Aleksandr Petrov në të vërtetë është Dr. Aleksandr Yevgenyevich Mishkin, mjek ushtarak, i punësuar nga GRU”, tha Bellingcat.

Më 26 shtator, Bellingcat, një faqe uebi britanike që mbulon çështje të inteligjencës, identifikoi të dyshuarin tjetër, Boshirov, si Anatoli Chepiga, kolonel i GRU-së. Në reagim ndaj raportit më të fundit të Bellingçatit, policia britanike tha se nuk do të komentojë mbi spekulimet lidhur me identitetet e vërteta të atyre që akuzohen për helmimin e Skripalëve./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit