RD e Kongos, mbi 1.400 të vdekur nga epidemia e Ebolës

Mos i humb

Numri i të vdekurve nga epidemia e Ebolës që shpërtheu në korrik të vitit të kaluar në Republikën Demokratike të Kongos është rritur në 1.416.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë e RD të Kongos, gjatë epidemisë që u shfaq në provincën Kivu Veriore dhe u përhap në provincën Ituri, janë regjistruar 2.247 raste të etheve hemorragjike, nga të cilët te 2.153 persona është zbuluar virusi Ebola.

Gjithsej 1.416 persona kanë vdekur si pasojë e virusit ndërsa 623 janë shëruar. Në kuadër të një fushate të nisur më 8 gusht të vitit 2018, 141.754 persona i janë nënshtruar vaksinimit.

Virusi Ebola, i cili është shkaktar i një lloji të etheve hemorragjike, për herë të parë u shfaq me dy epidemi të njëkohshme në qytetin Nzara të Sudanit dhe Yambuku të RD të Kongos në vitin 1976. Epidemia në RD të Kongos fitoi emrin që mban edhe sot pasi nisi në një fshat në afërsi të lumit Ebola.

Virusi Ebola u përhap në Afrikën Perëndimore në dhjetor të vitit 2013. Rreth 30 mijë persona u prekën nga virusi dhe mbi 11 mijë persona humbën jetën gjatë epidemisë që përfshiu Guinenë, Liberinë dhe Sierra Leonen në periudhën 2014-2017.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit