RD e Kongos zotohet për ujë dhe energji elektrike falas si masë kundër COVID-19

Mos i humb

Republika Demokratike e Kongos (DRC) për dy muajt e ardhshëm do të sigurojë ujë dhe energji elektrike falas në të gjithë vendin, theksuan zyrtarët.

“Masa është marrë me qëllim të zvogëlimit të shpenzimeve shtëpiake gjatë kësaj periudhe me COVID-19”, tha zëvendësministri i burimeve hidraulike dhe energjisë elektrike, Papy Pungu.

Ndërmarrja Kombëtare e Energjisë Elektrike (SNEL) dhe kompania e furnizimit me ujë Regie de Distribution d’Eau (REGIDESO) konfirmuan se janë takuar me zyrtarë qeveritarë dhe janë dakorduar për sugjerimin e sigurimit të ujit dhe energjisë elektrike falas në të gjithë vendin për dy muajt e ardhshëm.

Clement Mubiayi, kryeshefi ekzekutiv i REGIDESO, tha: “Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të furnizuar me ujë dhe energji elektrike falas pasi qeveria ka premtuar të na kompensojë”.

Jean-Bosco Kayombo, CEO i SNEL-së, tha se në mesin e përfituesve të ujit dhe energjisë elektrike të lirë janë familjet dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të goditur nga masat e marra për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Pecos Alube, një tregtar në provincën Ituri, tha se është i kënaqur me vendimin e qeverisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit