Reagim i përbashkët i katër partive turke ndaj sanksioneve amerikane

Mos i humb

 

Katër partitë politike nga Kuvendi i Madh Popullor i Republikës së Turqisë (TBMM) dërguan protestë të ashpër mbi sanksionet e Departamentit amerikan të Thesarit ndaj ministrave turq.

Njoftimin e përbashkët me titull “Së bashku me popullin tonë dhe vendosmërinë e tij u themi ‘jo’ kërcënimeve të SHBA-ve”, e nënshkruan Mehmet Mus, përpara Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit (AK Parti), Engin Altay, përpara Partisë Republikane Popullore (CHP), Erkan Akcay, në krye të Partisë Lëvizja Nacionaliste (MHP) dhe Yavuz Agiralioglu, përpara partisë IYI.

Në njoftim thuhet se “qëndrimi është i papranueshëm nga aspekti i miqësisë, aleancës dhe anëtarësisë së përbashkët në NATO si dhe nga aspekti i vlerave të fituara gjatë viteve dhe se vendimi paraqet hallkën e fundit iracionale të politikës që udhëheq SHBA. Është dërguar protestë e ashpër mbi vendimin e sanksioneve të Departamentit amerikan të Thesarit ndaj dy ministrave turq. Vendimet e tilla nuk ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve në raportet mes Turqisë dhe SHBA-ve dhe se ato aktualisht kanë karakteristika të problemeve të reja”.

“Dihet fajtori kryesor për tentativën e grusht shtetit të pabesë në Turqi më 15 korrik të vitit 2016. Fetullah Gülen jeton në SHBA për shumë vite dhe se bazat ligjore për ekstradimin e tij kanë hasur në mur dhe nuk kanë dhënë një zgjidhje. SHBA në Siri, vendi ynë fqinj, po bashkëpunon me grupe terroriste të drejtuara kundër Turqisë dhe duke mos marrë parasysh këtë rrezik, me vendosjen e sanksioneve pothuajse vazhdojnë këtë politikë”, thuhet më tej. Theksohet se krahas gjithçkaje u përmend, arsyetimi është gjykimi lidhur me rastin e spiunazhit në Turqi me qëllim që të ndikohet në Turqi.

Në njoftimin e përbashkët përmendet se është e papranushme të imponohen sanksione drejtpërdrejt anëtarëve të kabinetit.

“Në këtë mënyrë shprehim vendosmërinë e përbashkët të popullit tonë në hedhjen poshtë të një vendimi të tillë dhe ftojmë të gjitha organet kompetente ndërkombëtare të përgjigjen”, theksohet në deklaratën e përbashkët të partive.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Turqisë mbrëmë dërgoi protestë të ashpër mbi sanksionet që i shpalli Departamenti amerikan i Thesarit.

Duke thkesuar se vendimi amerikan mbi sanksionet paraqet ndërhyrje të ashpër në sistemin gjyqësor të Turqisë, në njoftimin e Ministrisë turke thuhet se ky vendim është në kundërshtim me thelbin e marrëdhënieve dypalëshe dhe se padyshim do të rrezikojë përpjekjet konstruktive për të zgjidhur problemet ndërmjet dy vendeve.

“I bëjmë thirrje administratës së SHBA-ve që të heqin dorë nga ky vendim i gabuar. Pa anulim do t’i përgjigjemi me të njëjtën masë qasjes agresive të SHBA-ve, e cila nuk kontribuon në asgjë”, qëndron në reagimin e Ankarasë.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders duke e treguar si arsyetim moslirimin e pastorit amerikan, Andrew Craig Brunson, gjykimi i të cilit po vazhdon në Turqi, kishte deklaruar se SHBA-të do të vendosin sanksione ndaj ministrit të Drejtësisë së Turqisë, Abdulhamit Gül dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Süleyman Soylu.

Brunson është arrestuar më 9 dhjetor të vitit 2016 dhe që atëherë gjendet në paraburgim. Akuzohet për veprimtari dhe spiunim në dobi të organizatave terroriste PKK dhe FETO. Atij i kanosen 35 vjet burg.

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata në Izmir më 18 korrik i shqiptoi masën e paraburgimit gjatë procedurës gjyqësore, por për shkak të problemeve të tij shëndetësore masa u shndërrua në paraburgim shtëpiak.

Në aktakuzën që ka ngritur Prokuroria në Izmir thuhet se ai ka kontaktuar me anëtarët e organizatës terroriste FETO.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit