Reagimet ndërkombëtare, BBC: Ushtria që trazon ujërat në Ballkan

Mos i humb

Krijimi i ushtrisë së Kosovës ka gjetur hapësirën e një analize në faqen “online” të BBC-së.“Nëse Kosova është ende e angazhuar për rrugën e saj euroatlantike, sikur ka dalë ca jashtë piste këto javët e fundit. Së pari vendosi taksën 100% mbi tarifat e importeve nga Serbia fqinje, e tani voton për ngritjen e ushtrisë. Që të dyja këto masa janë ndeshur me paralajmërime, kërcënime e thirrje, si nga Bashkimi Europian, ashtu dhe nga NATO”, shkruan gjiganti mediatik britanik.

Vota e së premtes, praktikisht e shndërron një forcë 4.000-trupëshe reagimi ndaj emergjencave në një ushtri të mirëfilltë profesionale, e kjo në një territor të mbrojtur nga 4.000 ushtarë të NATO-s, që kur forcat serbe u tërhoqën prej andej në vitin 1999.

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç është aq e zemëruar nga votimi, sa ka përmendur reagimin ushtarak. Presidenti i Serbisë kërkoi mbështetjen e Rusisë dhe Kinës.

Gjërat ishin ndryshe përpara 3 muajsh. Në Ballkanin Perëndimor flitej vetëm për mundësinë e shkëmbimit të territoreve, si mënyrë për t’i dhënë fund ngërçit, e kjo pas 6 vitesh negociatash të ndërmjetësuara nga Brukseli.

Por, sfida e fundit për BBC-në është gjithashtu një largim i Kosovës nga statusi i projektuar prej fuqive perëndimore.

“Mogherini – citohet të ketë thënë Jaradinaj, – e ka transformuar dialogun e normalizimit të marrëdhënieve në dialog për territore, duke dëmtuar rajonin”.

Në Prishtinë ka irritim të madh nga fakti që BE-ja nuk e respektoi angazhimin e heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës. Dhjetë vite nga shpallja e Pavarësisë, Kosova ende nuk i ka shumë elementë të rëndësishëm të shtetësisë, e shndërrimi i FSK-së në ushtri do të shënohej të paktën si arritje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit