Reagon Elvis Naçi: Mos shpifni ndaj hoxhallarëve!

Mos i humb

Hoxhë Elvis Naçi, ka reaguar ndaj manipulimeve me një citat disa sekonda të një hoxhe, i cili thotë ai nxitë konflikte mes shqiptarëve.

Siç shkruan  Naçi, në Facebook, janë qindra hoxhallarë të cilët çdo ditë flasin për mirësitë e femrës dhe vlerat në fenë islame, prandaj shkruan ai se nuk është e ndershme që dikush të shkëpusë disa sekonda nga fjalimet e hoxhallarëve e të nxisë konflikte e fyerje midis shqiptarëve.

Postimi i plotë i Naçit në Facebook:

Të nderuar Vëllezër dhe Motra me qindra Hoxhallarë flasin çdo dite për mirësitë dhe vlerat qe ka femra ne fenë Islame, nuk është e ndershme qe dikush te shkëpusë disa sekonda nga fjalimet e Hoxhallareve dhe te nxisë konflikte dhe fyerje midis Shqiptareve. Nëse duan ti pasqyrojnë Hoxhallarët mos ti shkëpusin jashtë kontekstit por t’i pasqyrojnë edhe qindrat e Hoxhallareve te nderuar qe e ngrejne vlerën e femrës ne piedestalin qe i takon! Shperndaje./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit