Reagon Isa Mustafa, se pranon humbjen e Istogut

Mos i humb

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se Haki Rugova është kryetar i Istogut dhe se ka argumente të keqpërdorimit të votës me postë për këtë komunë.

Mustafa ka deklaruar se në Istog kanë votuar njerëzit e vdekur dhe se partia e tij i kanë fotografitë e varreve të këtyre personave.

Ai ka thënë se janë falsifikuar identitetet e votuesve.

“Haki Rugova është Kryetar i Istogut. Kemi argument të mjaftueshme për keqpërdorime që janë bërë me votat me postë për Istogun. Kanë votuar njerëzit e vdekur, i kemi fotot e varrezave të tyre, vëzhguesit kanë vërtetuar pliko të njëjta për të gjitha postimet, printer të njëjtë dhe letër të njëjtë. Janë falsifikuar identitetet e votuesve. Këto fakte do t’ia ofrojmë PZAP-it dhe Prokurorisë së shtetit. Prandaj mos u mashtroni se ka fituar Gani Dreshaj”, ka thënë Mustafa. Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit