Reagon kryeministri Haradinaj për dorëheqjen e Gent Begollit nga Telekomi

Mos i humb

Vjen reagimi i kryeministrit Haradinaj për dorëheqjen e Gent Begollit.

Ndonëse iu deshën dy ditë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar në lidhje me dorëheqjen e kryeshefit të Telekomit, Gent Begolli.

Haradinaj në një konferencë për media ka thënë se Begolli dha dorëheqje për shkak të vështirësive që ndodhet ndërmarrja publike.

Sipas tij, Begolli ka komunikuar me të para dorëheqjes dhe i ka diskutuar vëshirësitë që po kalon kjo ndërmarrje.

“Me Gent Begollin kam komunikuar para se të japë dorëheqje dhe më ka treguar për vështirësitë në të cilat po kalon kompania, pasi që ka shumë borxhe dhe probleme financiare. Ai gjithashtu më ka treguar edhe sfidat për marrjen e vendimeve për kompaninë”, ka thënë Haradinaj.

Gjatë ditës së mërkurë, Gent Begolli ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeshefit ekzekutiv të Telekomit.

Gent Begolli ishte emëruar në pozitën e kryeshefit ekzekutiv të Telekomit në muajin qershor të këtij viti, ndërsa dorëheqja e tij nuk është bërë ende e qartë.

Kujtojmë, se Gent Begolli gjatë muajit qershor është zgjedhur në krye të Ndërmarrjes Publike, Telekomi i Kosovës.

Begolli ka qenë drejtor i shërbimeve publike në qeverisjen e kaluar në Prishtinë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ai ishte bartës i listës së AAK-së në zgjedhjet lokale për Komunën e Prishtinës./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit