Kohëve të fundit janë shpeshtuar sulmet dhe kritikat ndaj hoxhës humanist, Halil Kastrati. Sulme këto që po tentojnë denigrimin e personalitetit të një hoxhe të madh i cili po bënë bujë në gjithë tokat shqiptare.
Nisur nga këto kritika dhe sharje që po i bëhen Halil Kastratit, dje ka reaguar ashpër një hoxhë tjetër nga Shqipëria. Fjala është për imamin nga Tirana, Elvis Naçi efendiu.
Elvis Naçi në faqen e tij zyrtare në Facebook ka shkruar:
“Një sugjerim për ata që flasin për Halil Kastratin:
1. Halil Kastrati në veçanti dhe çdo Shqiptar qe bën mirë duhet të meritojë respektin e të gjithëve!
2. Forma se si mendon Halil Kastrati ta pasqyroje bamirësinë e tij është e drejtë e tij dhe askush nuk mund ti imponoje diçka tjetër!
3. Me rëndësi është të bëjmë gjëra të mira dhe në formën që mendojmë se është më e mira, por të ofendojmë dhe përçmojmë një njeri që po bën kaq shume të mira, nuk i shërbejmë as Shqiptareve dhe as Shqiptarisë!”