Rebelët Huthi sulm me raketë balistike ndaj Arabisë Saudite

Mos i humb

 

 Është neutralizuar në ajër raketa balistike e shkrepur nga rebelët Huthi në Jemen ndaj qytetit Jizan në jug të Arabisë Saudite.

Sipas televizionit shtetëror të Arabisë Saudite “El-Ihbariyye”, raketa balistike e shkrepur nga rebelët Huthi në Jemen ndaj Arabisë Saudite është neutralizuar në qytetin Jizan nga forcat e mbrojtjes ajrore.

Në lajm nuk ka informacione të detajuara në lidhje me çështjen.

Ndërkohë në lajmin e televizionit “El-Mesira”, i cili u përket rebelëve Huthi thuhet se me raketën balistike të tipit Bedr-1 në objektiv është marrë rajoni ushtarak El-Faysal në Jizan.

Kjo është raketa e 10-të balistike e shkrepur nga rebelët Huthi gjatë muajit të Ramazanit ndaj Arabisë Saudite.

Konflikti në Jemen u përshkallëzua në vitin 2015, kur Arabia Saudite dhe aleatët e saj arabë që akuzojnë lëvizjen Huthi se janë në shërbim të Iranit, nisën një fushatë masive ajrore ndaj këtij shteti, që synonte të kthente territoret e marra nga rebelët.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit