Rebelët sirianë refuzojnë planin rus për bisedime paqësore

Mos i humb

Grupet e rebelëve dhe opozitës siriane hodhën poshtë sot propozimin rus për bisedime paqësore, duke akuzuar Moskën se po dështon të bëjë më tepër trysni në aleatin e saj, presidentin Bashar Assad, për t’i dhënë fund konfliktit.

Në një seri kumtesash, 40 grupe rebelësh, përfshirë edhe disa nga më të njohurat në Siri, si grupet politike opozitare, thanë se bisedimet e planifikuara për muajin e ardhshëm janë përpjekje për “të anashkaluar” procesin udhëheqës nga Kombet e Bashkuara, i cili nuk ka arritur progres që nga fillimi i tij në vitin 2014.

Grupet rebele kërkuan nga Moska që presidenti sirian të japë dorëheqje.

Bisedimet janë caktuar për 29-30 janar, në Sochi, pas bisedimeve ndërmjet Rusisë dhe Iranit, të cilat mbështesin qeverinë dhe Turqia, e cila mbështet opozitën.

Qeveria e Sirisë ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e bisedimeve.

Ende është e paqartë se kush do të jetë pjesë e këtyre bisedimeve.

Turqia ka thënë se grupi i kurdëve sirianë PYD, i cili kontrollon rreth 25 për qind të territorit të Sirisë dhe kërkon një rregull autonom, nuk duhet të ftohet.

Rusia tha javën e shkuar se përfaqësuesit kurdë do të merrnin pjesë, por se nuk do të ftonin PYD./Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit