Receta për të gatuar salcë me speca të kuqe

Mos i humb

Përbërësit:

1 kg speca të kuqe (speca me tul)

1 filxhan çaj vaj ulliri

3 lugë kripë e trashë

Përgatitja:

I presim specat në copa të vogla dhe më pas i kalojmë në mikser derisa të bëhet një masë homogjene. Hedhim në tenxhere masën e krijuar për ta zier.

Shtojmë vajin dhe kripën.

I trazojmë në mënyrë që vaji dhe kripa të shpërndahen mirë. Zjarri duhet të jetë i ulët që salca të mos ngjitet. Në momentin që salca është trashur fillojmë të mbushim enët (kavanozët).

Pasi e mbushim enën, i vendosim kapakun dhe e kthejmë përmbys. Do ta lëmë ashtu derisa të ftohet plotësisht për 24orë. Më pas enën e vendosim në dollap./tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit