Reçica e Jahjaga flasin për viktimat e dhunës seksuale të luftës së fundit

Mos i humb

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka takuar ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, temë kyçe e të cilit takim ishin viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe përkushtimi i përbashkët për trajtimin meritor të tyre.

Reçica tha se me të marrë detyrën, ndër prioritetet kryesore ka qenë përkushtimi për këtë kategori. Ai theksoi se përkushtimi që ata të mos ndihen në faj për atë që padrejtësisht është ushtruar mbi ta duhet të jetë i përbashkët dhe i vazhdueshëm.

Ndërkaq, ish-presidentja Jahajga tha se përkushtimi për këtë kategori është përtej institucioneve dhe është përkushtim dhe detyrë e gjithsecilit në mënyrë që ata të mos ndihen të margjinalizuar.

Ministri dhe ish-presidentja më pas vizituan Komisionin Qeveritar për Verifikim dhe Njohje të Statusit të të Dhunuarve gjatë luftës së fundit në Kosovë, ku u njoftuan për së afërmi rreth procesit dhe punës që është duke bërë Komisioni.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit