Reçica thirrje puntorëve, denoncone punëdhënësin, jeta juaj vlenë më shumë !

Mos i humb

Pas adresimeve dhe shqetësimeve të anëtarëve të Komisionit për humbje të jetës së punëtorëve në vendet e punës, ministri i Punës dhe Mirëqeniës Sociale, Skender Reçica, ka thënë se është trefishuar numri i inspektimeve në të gjitha bizneset në vend.

Ministri Reçica, bëri apel që punëtorët të adresojnë shkeljet në vendin e tyre të punës, pasi siç tha ai, për shkak të numrit të madh të bizneseve është e pamundur që të kemi informata mbi punëdhënësit.

“Është e pamundur që ne të kemi informata për çdo shkelje dhe kur adresohen kërkesat e punëtorëve atëherë nuk mbetet asnjë pa u adresuar. Tani kemi tre fishin e inspektimit, është në rritje e sipër. Puntorët duhet ta denoncojëm punëdhënsinë, kjo duhet të bëhet sepse padiskutim më shumë ia vlen që të humbesh një vend të punës se sa të humbësh jetën në një vend të punës. Në një sektor të ndërtimtarisë apo edhe sektoret e tjera nëse janë krijuar kushtet minimale atëherë nuk do të ketë nevojë për inspektim”, ka thënë Reçica. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit