Reçica: Vetëm duke hapur vende të reja të punës do të zvogëlojmë asistencën sociale

Mos i humb

Ministri i Mirëqenie Sociale Skender Reçica, në konferencën e fundvitit me gazetarë ka treguar për punët e tij gjatë këtij 100 ditësh si ministër në këtë dikaster. Ai ka bërë të ditur disa vendime që ai ka marrë gjatë këtyre ditëve, ndërsa ka komfirmuar se janë 25 mijë familje me asistencë sociale.

“Kam shfuqizuar vendimet e më hershme për kategoritë më të ndjeshme, si ato të dala nga lufta. Vendime të cilat u kanë pamundësuar këtyre kategorive që të luftojnë për të drejtat e tyre,pra me theks të veçantë krijimi i Komisionit mjekësorë “tha ai.

Reçica ka theksuar gjithashtu se ministria të cilën e drejton ai është fokusuar në trajtimin e viktimave të dhunës seksuale, si dhe tek çështja e pensioneve te dyfishta.

Ministri Reçica ka përmendur edhe çështjen e punësimit, një nga problemet themelore në Kosovë, derisa bëri të ditur se vetëm në ketë periudhë janë ndërmjetësuar 2240 punëtor dhe është punuar shumë në aftësimin profesional.

“Në kuadër të programit për aftësim profesional janë përzgjedhur 25 të rinj që do të dërgohen në Gjermani”, bëri të ditur ministri Reçica, duke shtuar më pas se në të ardhmen do të ketë ndryshime edhe në paga, ku paga minimale do të jetë mbi 170 euro.

Skender Reçica po ashtu foli edhe për objektivat që ai ka e siç është punësimi i një anëtari të familjes që nuk kanë asnjë të punësuar.

Ai, konfirmoj se janë 25 mijë familje me asistencë sociale, derisa theksoi ministri se vetëm duke hapur vende të reja të punës do të mundësojnë zvogëlimin e asistencës./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit