“Reduktimi i emetimeve të CO2 mund të shpëtojë miliona jetë”

Mos i humb

Shkencëtarët thonë se reduktimi i emetimit të dioksidit të karbonit (CO2), mund të rezultojë me parandalimin e rreth 153 milionë vdekjeve në nivel global, të cilat janë pasojë e ajrit të ndotur.

Raporti i publikuar nga një ekip shkencëtarësh të cilin e kishte formuar NASA, thotë se në secilin kontinent të banueshëm, mund të evitohen miliona raste të vdekjeve të hershme, nëse qeveritë e përshpejtojnë procesin e reduktimit të emetimit të CO2-shit në atmosferë.

Përfitimet më të mëdha nga një përshpejtim i tillë do t’i kenë Afrika dhe Azia.

Shekncëtarët kanë llogaritur numrin e vdekjeve deri në vitin 2100, duke bërë krahasimin mes vendimit të qeverive për të kufizuar rritjen e temperaturës globale me 2 gradë celsius, me përpjekje që kjo të shkojë në 1.5 gradë.

Marrëveshja e Parisit për Klimën e nënshkruar në vitin 2015 nga pothuajse të gjitha shtetet e botës, ka përdorur shifrat e lartpërmendura si njërin nga synimet aspiruese, duke u zotuar që deri në fund të shekullit ti jep fund emetimit të CO2-shit.

Arsyeja kryesore e qëllimit 2 gradë Celsius është bazuar në faktin se do të ketë koston më të ulët të shpenzimeve, ne veçanti për kombet më të varfra dhe shtetet në zhvillim.

Studimi më i ri thotë se reduktimi i emetimeve në një të ardhme të shpejtë, mund të shpëtojë jetën e miliona banorëve të botës.

Studimi është financuar nga NASA, ndërsa ekipi ka qenë i përbërë nga shkencëtarët e Universitetit “Duke” në Karolinën e Veriut dhe i njëjti është publikuar në revistën mujore “Nature Climate Change”.

“Qasja për kosto më të ulët, shqyrton vetëm aspektin se sa do të kushtojë transformimi i sektorit të energjisë”, shkroi kreu i ekipit Drew Shindell.

“Ai injoron koston njerëzore të mbi 150 milionë jetërave të humbura ose faktin se ashpërsimi i masave për emetimin (e CO2-shit) në një të ardhme të shpejtë, do të ulë rrezikun për ambientin, duke shmangur nevojën për t’u mbështetur në heqjen e mëvonshme të dioksidit të karbonit”, shton Shindell, sipas të cilit një strategji e tillë është shumë e rrezikshme dhe i ngjajnë të blerit me kredi, duke shpresuar se një ditë do të kesh pagë të lartë për të paguar borxhin.

Shkencëtarët kanë bërë llogaritë për jetët e shpëtuara në 50 zona urbane, falë reduktimit të mundshëm të emetimeve.

Për qytetet e mëdha siç janë Moska, Los Angeles, New York, Mexico City dhe Sao Paolo, reduktimi i shpejtë i CO2-shit do të shpëtonte mes 120 mijë dhe 320 mijë vdekjeve të hershme./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit