REFERENDUMI/ Po apo jo socializmit: Kuba voton për një Kushtetutë të re

Mos i humb

Më shumë se 8 milion kubanë janë ftuar të dielën në një referendum për një Kushtetutë të re me disa modifikime.

Kushtetuta e re duhet të zëvendësojë atë të vitit 1976, duke sjellë ndryshime të rëndësishme, siç është njohja e tregut, e pronës private dhe e investimeve të huaja të nevojshme në ekonominë kubane, me reputacion të keq dhe shqetësues për mungesat e mëdha.

Por kur është fjala për Partinë Komuniste kubane, aty theksohet preambula ideologjike se “qenia njerëzore do të arrijë dinjitetin e plotë vetëm në bazë të socializmit e të komunizmit.”

Ky formulim nuk është i padëmshëm duke marrë parasysh tensionet aktuale politike në Amerikën Latine të shkaktuara nga kriza në Venezuelë.

Ditë më parë, presidenti Donald Trump tha se “ditët e komunizmit në Venezuelë janë të numëruara, por edhe në Nikaragua dhe Kubë”, vende këto që Uashingtoni i konsideron si “trio tiranike”.

Në fillim të shkurtit, ai shprehu “vendosmërinë që Amerika kurrë nuk duhet të bëhet socialiste”.

Por më pak se 200 kilometra larg bregut amerikan, vendosmëria e komunistëve kubanë është njësoj e palëkundur.

“Ne kemi ndërtuar dhe mbrojtur revolucionin socialist para tyre”, tha Ministri i Jashtëm kuban Bruno Rodriguez këtë javë.

Kohët e ngrohjes diplomatike midis Kubës dhe Shteteve të Bashkuara, të shënuara nga hapja e ambasadave të vitit 2015, duket se janë shumë larg.

“Ne kemi nevojë për kushtetutën, për revolucionin, për Fidelin dhe Raulin”, deklaroi presidenti Miguel Diaz-Canel, i cili në prill të vitit të kaluar pasoi vëllezërit Castro.

Letra e votimit do të ofrojë një zgjedhje me  përgjigjen “po” ose “jo” në pyetjen: “A do ta pranoni Kushtetutën e re të Republikës?”

Nëse fiton “po”, teksti do të hyjë në fuqi me botimin në Gazetën Zyrtare. Prej kësaj date, Presidenti do të jetë në gjendje të veprojë vetëm për dy mandate të njëpasnjëshme prej pesë vjetësh.

Nëse fiton “jo”, Kushtetuta e vitit 1976 do të mbetet në fuqi dhe do të duhet të përshtatet ligjërisht me hapjen ekonomike të ishullit.

Në vitin 1976, kushtetuta u pranua në një referendum me 97.7 përqind të votave. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit