“Reforma e Këshillit të Sigurimit varet nga vullneti politik”

Mos i humb

Presidentja e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Maria Fernanda Espinosa, thotë se procesi i reformës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara varet nga vullneti politik i shteteve anëtare. Në një intervistë për Agjensinë Anadolli, ajo thekson se nevoja për një reformë në Këshillin e Sigurimit ka qenë çështje debati për më shumë se dy dekada.

Asambleja e Përgjithshme e 193 shteteve anëtare, një nga organet më të larta të krijimit të politikave në OKB, ka një grua që kryeson për herë të katërt në historinë e organizatës.

“Ne kemi një proces negociimi ndërqeveritar që vazhdon për 10 vjet dhe procesi vazhdon. Është një proces i drejtuar nga vendet anëtare”, tha Espinosa për AA.

Trupi është kritikuar për dështimin në përgjigjen e krizave globale, pasi secili anëtar i Këshillit të Sigurimit ka fuqi dhe mund të vë veto ndaj rezolutave të rëndësishme.

Këshilli, i cili kryesisht është përgjegjës për ruajtjen e paqes dhe sigurinë ndërkombëtare ka 15 anëtarë, përfshirë pesë anëtarë të përhershëm, SHBA-në, Rusinë, Kinën, Francën dhe Britaninë e Madhe me fuqi të vetos mbi çdo rezolutë.

Espinosa tha se së shpejti do të emërojë dy bashkë-lehtësues për të udhëhequr negociatat përpara.

“Unë do të nxis dialogun dhe do ta shtyj axhendën, por kjo shumë varet nga vullneti dhe ritmi politik dhe se shtetet anëtare duan të udhëheqin procesin”, tha ajo.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka avokuar për reformimin e strukturës së Këshillit të Sigurimit duke thënë se, “Bota është më e madhe se pesë”.

Në fjalimin e tij të fundit në seancën përmbyllëse të Forumit TRT World në Stamboll, presidenti Erdoğan tha se Këshilli i Sigurimit duhet të ketë përfaqësim nga vendet në të gjitha kontinentet e botës.

Ndër të tjera, Afrika kërkon dy vende të përhershme në këshill, duke thënë se shumë çështje të diskutuara në OKB janë të lidhura me të, por kontinenti nuk është i përfaqësuar mjaftueshëm.

Espinosa u zotua të ushtrojë rolin e saj si presidente dhe vazhdoi duke thënë: “Por, ju nuk mund t’i detyroni vendet anëtare të ndryshojnë pozicione. Është një çështje shumë e diskutueshme dhe përçarëse”.

“Si presidente e Asamblesë së Përhershme, unë duhet të sjell të gjitha zërat së bashku për të nxitur dialogun”, u shpreh ajo.

Po ashtu Japonia dhe Gjermania deklaruan se dëshirojnë ulëse të përhershme në trupin me fuqi vetoje të pesë anëtarëve të tanishëm të përhershëm./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit