“Reforma e pronës ka nisur”, Gjonaj: Pezullimi për bregdetin, masë e përkohshme

Mos i humb

Reforma e pronës ka nisur bën të ditur ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, teksa thotë se pezullimi i regjistrimit të titujve të pronësisë në bregdet është një masë e përkohshme.

“Kemi filluar punën dhe për reformën e pronës, që do të jetë e plotë e gjithëpërfshirëse me qëllimin për të zgjidhur njëherë e mirë çështjen e pronës dhe për zhvillimin turistik të vendit. Kaosi i pronës do të mbetet në historinë e shtetit modern shqiptar si pengesa më e madhe në procesin e ngritjes së ekonomisë së qëndrueshme”, tha Gjonaj.

Ajo tha se skanimi i pronave në vijën bregdetare, nuk do të prekë pronarët e ligjshëm.

“Skemat kriminale të zbuluara së fundmi gjatë vijës bregdetare Lezhë e Kavajë janë shembulli i qartë i modelit të ndjekur nga abuzuesit. Ky vendim synon pikërisht të pastrojë rrugën e shtetit dhe pronarëve të ligjshëm nga abuzimet dhe korrupsioni. Për qartësinë e të gjithëve se kjo VKM nuk pengon kthimin e pronës tek pronarët, sikurse po përdoret në mënyrë të shëmtuar nga opozita prej disa ditësh, përkundrazi, synon të garantojë që prona t’i kthehet pronarit dhe jo shkelësve të ligjit apo mafies së tokave në bregdet. Pezullimi është vetmë një masë e përkohshme që do i lejojë institucioneve shtetërore të verifikojë titujt e lëshuar përgjatë bregdetit dhe të ndajë njëherë e mirë pronarët e ligjshëm nga hajdutët e pronave”, tha ministrja e Drejtësisë.

Ajo shtoi më tej se puna nuk do të ndalet këtu: “Po nuk do të ndalemi këtu, jemi të vendosur për të çuar përpara drejtësisë të gjithë ata që kanë dhënë apo kanë përfituar tituj të pronësisë në mënyrë të paligjshme. Task force e ngritur nga qeveria do të hedhë dritë mbi abuzimet e bëra dhe do të ndihmojë në ndëshkimin e abuzuesve të çdo niveli”.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit