Reforma në drejtësi, Vishaj: Po i jep “frytet”, por ka një ngërç…

Mos i humb

 

 

Janë 800 përfaqësues të Gjyqësorit që do t’i nënshtrohen sitës së Vettingut, një proces që ka nisur më 21 mars e që deri më tani ka rezultuar me një bilanc negativ.

 3 gjyqtarë dhe një prokurore nuk e kanë kaluar Vetting-un, për Fajtona Memcajn vendimi jepet nesër dhe gjyqtarja Vitore Tusha është sipas KPK një figurë e pastër pasi justifikon pasurinë.

Por çfarë pritet të ndodhë më tej, me vendet e mbetura vakant prej të shkarkuarve?

Avokati Saimir Vishaj foli në edicionin e orës 12:00 në Top Channel.

TCH: Jeni shprehur pro këtij procesi deri më tani. Por çfarë do të ndodhë më tej me organet e drejtësisë? Cila do të ishte mënyra më e mirë për të ndërhyrë për të mos vijuar më tej ky kolaps? Për shembull gjykata kushtuese nuk mund të marrë asnjë vendim…

Saimir Vishaj: Aktualisht edhe vetë reforma është përkrahur nga gjyqtarë dhe prokurorë sepse jo të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët mund të flasim me atë që gjyhë që po flitet sot, gjuhën e korruptimit. Kemi gjyqtarë dhe prokurorë shumë të mirë dhe vetë ata janë aktivë që kjo reformë të përfundojë. Por kemi edhe gjyqtarë dhe prokurorë dashur pa dashur nuk u kanë shpëtuar dot korrupsionit në këto vite. Reforma ka nisur, ligji i Vettingut ka filluar shumë i ashpër. Mbase mund të jemi i vetmi vend në botë që mund të kemi një reformë kaq të ashpër. Urojmë që kjo reformë të japë shumë shpejt produktin e vetë që qytetari të marrë drejtësinë dhe jo ta blejë atë. Nëse reformën do ta konceptojmë që do të heqim disa e do të vendosim disa të tjerë dhe vetëm kaq, atëherë nuk kemi arritur asgjë. E rëndësishme është që të ndryshojë mentaliteti. Nëse deri dje të punësohej si gjyqtar apo prokuror ishte një luks për t’u pasuruar, sot do të jetë një shërbim. Praktikisht do të jetë shumë e vështirë për të punuar sepse kushtet dhe reforma në drejtësi, e cila prek tre elementë pasuria e paligjshme, integriteti moral apo aftësitë profesionale, besoj se do të kemi gjyqtarë dhe prokurorë shumë të aftë të cilët do ta shohin qytetarin për t’i dhënë të drejtë dhe jo ta shikojnë nga duart.

TCH: Si avokat, e ndjeni veten të përjashtuar nga ky proces?

Saimir Vishaj: Jo, ne nuk e kemi ndjerë veten për asnjë çast të përjashtuar pasi na është dhënë mundësia në tryeza për të dhënë mendimin tonë dhe për asnjë moment nuk kemi qenë të përjashtuar. Së shpejti pritet që në komisionin e ligjeve të kalojnë edhe disa ligje. Ne jemi thërritur dhe kemi dhënë mendimin tonë, jo vetëm si drejtues, por të gjithë avokatët kanë dhënë mendimin e tyre.

TCH:
 Vetting është vetëm në muajin e parë të pyetjes së subjekteve. Ju përditë shkoni në gjykata, përballeni me të gjitha shkallët e gjyqësor si avokat. Na jepni një perceptim, si duket situata? A duken gjyqtarët të trembur, prokurorët? A janë të demoralizuar, përveç kaosit të shkaktuar?

Saimir Vishaj:
 Nuk besoj se janë të demoralizuar, pasi ai gjyqtar dhe prokuror që e ndjen veten e pastër moralisht nuk është i demoralizuar. Gjyqtarët dhe prokurorët janë vënë në lëvizje dhe po japin vendime të drejta. Besoj se i ka dhënë disa efekte, pavarësisht se ka një monitorim shumë të mirë nga OMN. Unë jam i kënaqur deri në këto momente, vazhdimi i reformës i ka dhënë frytet e para. Por nuk duhet të mohojmë se kemi një ngërç mjaft të madh. Një shtet nuk mund të funksionojë pa Gjykatën Kushtetuese, pa Gjykatën e Lartë, mijëra dosje presin. Asnjë shqiptar nuk mund të shkojë në Gjykatën e Strasburgut, ndërsa nuk funksionon Gjykata e Kushtetuese.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit