Refugjati sirian: Forcat turke na shpëtojnë nga mizoritë

Mos i humb

Një refugjat sirian në Turqi është shprehur se kanë qenë të ekspozuar ndaj dhunës së regjimit të Asadit dhe terroristëve të PYD/PKK-së.

“Unë jam dëshmitar se PYD/PKK detyron fëmijët të bashkohen me grupet e tyre terroriste duke u dhënë atyre trajnime ushtarake”, tha Mevlud Mustafa.

“Ne dëshirojmë që terrorizmi të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. Dëshira jonë e vetme nga Allahu është të çlirohemi nga mizoritë e tyre. Shpresojmë se Forcat e Armatosura Turke dhe Ushtria e Lirë Siriane do të na shpëtojnë nga kjo mizori”, theksoi Mustafa.

Duke mbështetur operacionin e udhëhequr nga Turqia në Sirinë veriperëndimore, ai tha se “Ne dëshirojmë të pastrojmë vendin tonë nga terroristët, për t’u kthyer në vendin tonë, në shtëpinë tonë. Shpresojmë se kjo do të realizohet së shpejti”.

Ai tha se arabët janë të persekutuar nga regjimi i Asadit, ndërsa populli kurd përballet me shtypjen e PYD/PKK dhe YPG-së.

Mustafa së bashku me familjen e tij katër vjet më parë braktisi qytetin Homs në Siri dhe aktualisht jeton në qytetin juglindor Malatya në Turqi.

“Ne i jemi mirënjohës Turqisë për ndihmën e saj”, thekson Mustafa dhe shton se PYD/PKK po përhap propagandën kundër operacionit në mediat sociale.

Turqia më 20 janar filloi operacionin “Dega e Ullirit” për të larguar terroristët e PYD/PKK dhe DEASH-it nga Afrini.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit