Regjimi i Asadit i mundëson DEASH-it që të përparojë në Idlib

Mos i humb

Regjimi i Bashar al Aaadit në Siri i ka hapur një korridor organizatës terroriste DEASH që militantët e saj të hyjnë në rajonin e pakësimit të tensioneve në Idlib. Opozitarët dhe grupet e armatosura kundër regjimit janë duke u konfliktuar me DEASH-in dhe forcat e regjimit në lindje të Idlibit.

Regjimi i Asadit i ka hapur rrugën DEASH-it që të përparojë nga lindja e Idlibit drejt veriperëndimit. Bëhet e ditur se pas tërheqjes së ushtrisë së regjimit dhe forcave të mbështetura nga Irani, organizata terroriste DEASH ka përparuar nga ky korridor pa u shënuar ndonjë konflikt.

Organizata terroriste nga korridori me një gjatësi 30 km duke hyrë brenda Idlibit u vendos në fshatrat Deribije dhe Niha.

Ndërkohë theksohet se vazhdojnë në rajonet Um Halahil dhe Zerbur në lindje të Idlibit sulmet e ashpra të DEASH-it ndaj elementëve të grupit të armatosur kundër regjimit “Hejet Tahrir Sham” dhe gupeve opozitare.

Gjithashtu opozitarët dhe grupet kundër regjimit në të njëjtën kohë po luftojnë edhe kundër forcave të regjimit. Teksa regjimi dhe DEASH-i përparojnënë juglindje të Idlibit, edhe Rusia ofron mbështetje intensive ajrore kundër opozitarëve.

– Bashkëpunimi Asad-DEASH

Që prej një kohe regjimi i Asadit dhe DEASH-i po kryejnë një bashkëpunim taktik për të përparuar kundër opozitarëve në rajonin për pakësimin e tensioneve në Idlib të Sirisë.

Regjimi edhe në tetor 2017 duke u hapur rrugën terroristëve të DEASH-it në rajonin Hunajfis në lindje të Hamas, mundësoi që terroristët e DEASH-it të kalonin në rajonet nën kontrollin e opozitarëve dhe grupeve të armatosura kundër regjimit në rajonin Idlib. Regjimi dhe DEASH-i të cilët veprojnë në mënyrë të koordinuar përgjatë 3 muajve përparuan në një territor të gjerë falë sulmeve ajrore të ndërmarra nga Rusia kundër opozitarëve dhe grupeve të armatosura kundër regjimit.

Sipas përllogaritjeve territoriale, forcat e regjimit dhe DEASH-i në 3 muaj kanë marrë nën kontroll 3.035 km katrorë në jug dhe juglindje të Idlibit. Brenda këtij territori janë të përfshirë më shumë se 100 fshatra të cilët hynë nën kontrollin e regjimit dhe DEASH-it. Në këtë mënyrë territori i marrë nën kontroll nga forcat e Asadit ka kaluar përtej vijës të vëzhgimit të armëpushimit e cila është përcaktuar në marrëveshjen e arritur në Astana të Kazakistanit nga qeveritë e Turqisë, Rusisë dhe Iranit.

Opozitarët dhe grupet e armatosura kundër regjimit në rajon kohët e fundit kishin formuar një dhomë të përbashkët operacionale kundër bashkëpunimit Asad-DEASH. Në këtë mënyrë javën e kaluar nga regjimi morën nën kontroll 4 fshatra./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit