Regjimi i Asadit: Izraeli ka kryer sulme ajrore në Homs

Mos i humb

Regjimi i Bashar al-Asadit njoftoi se Izraeli ka kryer sulme të ashpra ajrore në provincën siriane Homs.

Agjencia proregjimit siriane e lajmeve SANA lajmëroi se avionët izraelitë sulmet i kryen në orën 20:25 sipas kohës lokale dhe se ata fluturuan në lindje të Homsit nga drejtimi i Libanit.

“Sistemi mbrojtës kundërajror interceptoi dhe shkatërroi shumë raketa”, thekson burimi i njëjtë.

Pala izraelite deri më tani nuk ka komentuar rastin.

Disa grupe pro-iraniane terroriste dhe forcat e Hezbollahut libanez veprojnë në rajonin e Homsit në kudër të forcave lojale të regjimit të Asadit.

Grupet izraelite edhe më parë kanë kryer shumë sulme të ngjashme mbi pozita të forcave të Asadit dhe grupeve të saj lojale pro-iraniane.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit