Regjimi i Asadit pretendon se Izraeli ka kryer sulm ndaj Sirisë

Mos i humb

Regjimi i Bashar al Asadit në Siri pretendon se Izraeli ka kryer sulm me raketë ndaj një pike ushtarake të afërt me bazën ajrore Neyrab në Halep.

Në lajmin e agjencisë së lajmeve SANA thuhet se avionët luftarakë të Izraelit dje në orët e mbrëmjes kanë goditur një pikë ushtarake të regjimit, në veri të bazës ajrore në Neyrab.

Më tej thuhet se Izraeli synon që t’u japë mbështetje terroristëve “të mposhtur” në Dera dhe Kuneytra, në jug të vendit, ku pretendohet se sulmi ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në bazën ajrore Neyrab në qendër të Halepit janë të vendosura forcat e Iranit.

Autoritetet izraelite ende nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë në lidhje me rastin.

Izraeli gjatë 3 muajve të fundit ka kryer sulme ndaj pikave ushtarake të regjimit dhe mbështetësit të tij Iranit, në qytetet Homs, Kunejtra, Dera dhe Damask të Sirisë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit