Regjimi i Asadit sulm në Idlib, 5 të vdekur

Mos i humb

Regjimi i Bashar al Asadit në Siri dhe grupet e huaja terroriste, përkundër marrëveshjes së Soçit të arritur për mbrojtjen e armëpushimit, kryen sulm në Idlib ku humbën jetën 5 persona.

Regjimi dhe grupet e huaja terroriste të mbështetura nga Irani po kryejnë sulme me armë të rënda ndaj vendbanimeve civile që ndodhen brenda kufijve të “Zonës së Deeskalimit të Idlibit” dhe në rajonin i cili sipas marrëveshjes së Soçit është pastruar nga armët e rënda.

Regjimi i Asadit dhe përkrahësit e tij kanë kryer sulm me raketë ndaj qytezës Jarjnaz në zonën rurale lindore të Idlibit, në rajonin ku ndodhen një numër i madh i shkollave.

Drejtori i Mbrojtjes Civile në Idlib (Helmetat e Bardha), Mustafa Haxh Yusuf në një deklaratë për AA tha se “Në orët kur nxënësit dalin nga mësimi, është kryer një sulm ndaj qytezës Jarjnaz. Si pasojë e sulmit kanë humbur jetën gjithsej 5 civilë, 2 prej tyre nxënës ndërsa 3 të tjerë gra”.

Që nga 17 shtatori, kur është nënshkruar marrëveshja e Soçit, e deri më tani, në sulmet e regjimit kanë humbur jetën gjithsej 32 civilë ndërkaq u plagosën një numër i madh personash.

Vazhdojnë sulmet e forcave të regjimit, ndërkaq ushtarët opozitarë më 10 tetor tërheqën armët e rënda nga rajonet e përcaktuara sipas marrëveshjes së Soçit./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit