Regjimi i Asadit sulmon Gutën Lindore, dhjetëra të vdekur

Mos i humb

Sipas vlerësimeve të para në sulmet e regjimit të Bashar al-Asadit në vendbanimet në rajonin e Gutës Lindore të kryeqytetit të Sirisë, Damask, kanë humbur jetën të paktën 20 civilë.

Sipas raportimeve të gazetarëve të AA-së në Damask, në sulmet intensive ajrore dhe artilerike të regjimit të Asadit në disa lagje të Gutës Lindore e cila gjendet në mesin e “zonave jokonfliktuale” kanë humbur jetën të paktën 20 civilë, 4 prej të cilëve fëmijë.

Ndërsa sipas informacioneve nga spitali dhe burimet e mbrojtjes civile, në sulmin e regjimit në Misraba sipas vlerësimeve të para kanë humbur jetën 13 civilë, 3 prej të cilëve fëmijë.

Ndërkohë në sulmin në Medjere kanë humbur jetën 5 civilë, ndërsa në Duma deri më tani kanë humbur jetën të paktën 2 civilë.

Një numër i madh i të plagosurve janë transportuar në spitalet përreth, ndërsa zyrtarët shqetësohen nga rritja e numrit të viktmave. Ekipet e kërkim-shpëtimit të mbrojtjes civile (Helmetat e Bardhë) vazhdojnë punën në rajon.

Në dy javët e fundit kanë humbur jetën më shumë se 100 persona

Në sulmet e intensifikuara të regjimit në Gutën Lindore që nga 14 nëntori numri i civilëve të vdekur ka tejkaluar shifrën 100.

Guta Lindore e cila që 5 vjet është nën rrethim, në kuadër të marrëveshjeve në Astana ishte deklaruar si një ndër “zonat jokonfliktuale.”

Rusia, shteti garantues i regjimit, më 22 korrik kishte njoftuar se armëpushimi ka hyrë në fuqi, ndërsa pavarësisht nga kjo regjimi i Asadit vazhdon sulmet./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit