Regjimi i Asadit sulmon Idlibin, të paktën 8 civilë të vdekur

Mos i humb

Të paktën tetë civilë kanë humbur jetën dhe 35 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve të regjimit të Bashar al-Asadit në qendrën e Idlibit dhe në vendbanimet brenda zonës së deeskalimit.

Avionët e regjimit që nga orët e mëngjesit kanë filluar sulme ajrore në qytezat Maarratinnuman dhe Khan Shaykhun brenda zonës së deeskalimit dhe në qendrën e qytetit të Idlibit.

Sipas të dhënave të siguruara nga Mbrojtja Civile, e njohur si Helmetat e Bardha, të paktën tetë civilë kanë humbur jetën, kurse 35 janë plagosur si rezultat i sulmeve.

Ekipet janë duke i vazhduar aktivitetet e kërkim-shpëtimit nën rrënoja, ndërsa janë shprehur shqetësime për shkak të mundësisë për rritjen e numrit të viktimave.

Ndërkohë, forcat e regjimit kanë goditur edhe një furrë në qytezën Maarratinnuman, duke i pamundësuar ofrimin e shërbimeve.

– Situata në Idlib

Në mars të vitit 2015, opozita vendosi kontroll mbi Idlibin, popullsia e të cilit është rritur në katër milionë për shkak të migrimeve të fundit në atë zonë. Në të njëjtën kohë, Idlibi është një nga zonat që më së shpeshti sulmohet nga forcat e regjimit.

Opozitarët ushtarakë, garantues i të cilëve është Turqia në kuadër të marrëveshjes historike të arritur më 4-5 maj 2017 në Astana në të cilën Idlibi dhe rrethina u shpallën zonë e deeskalimit, më 17 shtator të vitit 2018 tërhoqën armët e tyre të rënda si rezultat i një marrëveshjeje tjetër midis Turqisë dhe Rusisë në Soçi.

Megjithatë, forcat e regjimit vazhdojnë pa ndërprerë sulmet e tyre pavarësisht marrëveshjes së Soçit mes Turqisë dhe Rusisë, e cila kishte për qëllim të forcojë armëpushimin në Idlib. Në kuadër të Marrëveshjes së Astanas, Rusia është vendi garantues i regjimit të Asadit.

Sulmet e fundit të regjimit dhe mbështetësve të tij u intensifikuan teksa më 25-26 prill, në kryeqytetin e Kazakistanit, Nursultan, po mbahej takimi i 12-të midis Turqisë, Rusisë dhe Iranit.

Mbi 553 mijë civilë janë zhvendosur si pasojë e bombardimeve që nga nënshkrimi i marrëveshjes midis Rusisë dhe Turqisë në muajin shtator.

Rrjeti Sirian i të Drejtave të Njeriut (SNHR) ka njoftuar se 487 civilë janë vrarë dhe 1.495 të tjerë janë plagosur nga sulmet e regjimit në Idlib në periudhën nga 26 prilli deri më 23 qershor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit