Regjimi shënjestroi nxënësit në Idlib: 20 të vdekur

Mos i humb

Njëzet civilë, prej të cilëve shumica fëmijë kanë humbur jetën nga një sulm ajror i avionëve luftarakë në fshatin Kefer Battih, në rajonin Serakib që ndodhet brenda kufijve të zonës së pakësimit të tensioneve në Idlib të Sirisë.

Sipas informacioneve nga gazetarët e AA-së në Idlib mësohet se një grup nxënësish që po dilnin nga shkolla janë vënë në objektivin e avionëve luftarakë. Mësohet se fëmijët kanë humbur jetën në sulmin ajror pavarësisht se pasi kanë dëgjuar zhurmën e avionëve ata janë larguar për t’u fshehur në një strehimore shpellë.

Drejtori i mbrojtjes civile në Idlib, Mustafa Haxh Jusuf, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se në sulm kanë humbur jetën 20 civilë nga të cilët 16 prej tyre fëmijë dhe 3 gra, ndërsa është plagosur 1 civil.

Observatori i opozitarëve për vëzhgimin e avionëve në një postim në llogarinë e medias sociale ka bërë të ditur se “Avionë luftarakë rusë të ngritur nga baza ajrore Himejmim kanë kryer sulme në rajonin Serakib dhe në fshatrat përreth tij”.

Ekipet e mbrojtjes civile janë duke vazhduar punimet e kërkim shpëtimit në rajon.

Në sulmet ajrore të ndërmarra në 11 ditët e fundit ndaj vendbanimeve civile në rajonet Idlib dhe Hama kanë humbur jetën 56 civilë dhe janë plagosur mbi 60 të tjerë.

Këshilli i Sigurisë i Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) me një vendim më 24 shkurt, kërkoi shpalljen e armëpushimit humanitar kryesisht për civilët në Gutën Lindore dhe në të gjithë Sirinë. Ndërkohë që kishte mbetur e paqartë se si do të fillonte armëpushimi për të cilin ishte vendosur që të vihej në zbatim “pa vonuar”.

Rusia pas vendimit të KS-OKB-së me 27 shkurt shpalli se armëpushimi do të ishte i vlefshëm çdo ditë nga ora 09.00-14.00, dhe gjithashtu kishte pretenduar se regjimi do t’i përmbahej armëpushimit./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit